Disa arsye pse fjetja në bark nuk është e mirë

spot_imgspot_img
Çdo njeri ka pozicionin e vet të preferuar të fjetjes dhe në kundërshtim me disa besime popullore, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për të fjetur.
Megjithatë ka pozicione më të mira dhe më të këqija që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në shëndetin tuaj.

Por sa e keqe është në të vërtetë të flesh përmbysur? Më poshtë mund të lexoni përgjigjen dhe të mësoni se çfarë mund të bëni për këtë.

Mund të shkaktojë dhimbje në qafë

Sipas specialistëve ky është padyshim pozicioni më i keq i gjumit sepse shkakton disa dhimbje mjaft të këqija veçanërisht në qafë. Shpesh, kur njerëzit flenë në bark, qafa e tyre ngrihet shumë lart. Plus, qafa është e përdredhur në njërën anë gjatë gjithë mbrëmjes. Si rezultat, shumë njerëz përjetojnë dhimbje qafe në mëngjes.

Mund të tendosi pjesën e poshtme të shpinës

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është një tjetër shqetësim i zakonshëm tek personat që flenë në këtë pozicion. Ky pozicion ushtron presion tek nyjet në shpinë dhe në pjesën e poshtme të saj. Njëkohësisht nuk është e mundur të mbash shtyllën kurrizore siç duhet. Gjumi i vazhdueshëm në bark mund të çojë në parehati ose dhimbje për periudha afatgjata.

Ju bën të lëvizni më tepër

Ata që flenë në bark janë shpesh ata që lëvizin më shumë gjatë natës, thonë ekspertët. Fjetja me fytyrë poshtë ngjesh nyjet në qafë dhe shpinë dhe mund të shkaktojë mpirje të krahëve. Për shkak të këtyre shqetësimeve, këta persona priren të lëvizin ose të dridhen më shpesh gjatë natës, duke shkaktuar ndërprerje të gjumit. Dhe mungesa e gjumit cilësor lidhet me të gjitha llojet e efekteve negative shëndetësore, si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.

Mund të përkeqësojë refluksin e acidit

Kur qëndroni në këmbë ose uleni drejt, graviteti ndihmon në parandalimin e rritjes së acidit të stomakut, që kalon më pas në fyt. Por kur shtriheni, graviteti nuk ju ndihmon më. Kjo bën që acidi të ngrihet më lehtë dhe të prishë gjumin tuaj.

Sa e keqe është fjetja në këtë pozicion?

Edhe pse nuk ka asnjë pozicion të përsosur, fjetja në bark është padyshim më i keqi për arsyet e sipër përmendura. Ndërsa pozicioni më i mirë i fjetjes është ai në shpinë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Materialet që zgjasin garderobën familjare – Koleksione

Udhëzues i thjeshtë për të dalluar materialet që zgjasin, për të lexuar etiketat dhe për të mbajtur koleksione familjare praktike dhe të bukura më gjatë.

Dhoma e fjetjes: riciklim dhe drita kreative

Transformo dhomën e fjetjes me korniza të ricikluara, drita kreative DIY dhe tekstile të ripërdorura — me hapa të sigurt dhe ekonomikë.

Kalkulator: lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërprerje 2–3 minuta çdo 30–60 minuta: krijo kalkulatorin tënd të lëvizjeve për elasticitet, energji dhe qëndrim më të drejtë gjatë ditës.

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.