12.7 C
Priština
More

    Dëshironi të ngelni shtatzënë? Kontrolloni gjëndrrën tiroide

    spot_imgspot_img

    Mosfunksionimi edhe më i vogël i tiroides ndikon në pjellorinë e gruas, por edhe gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit të foshnjes, kështuqë është e nevojshme të kontrollohet funksionimi i kësaj gjëndre.

    Organ i vogël që prodhon hormone të rëndësishme për metabolizmin e njeriu – gjëndra tiroide ndikon fuqishëm në pjellorinë e femrës dhe zhvillimin e shtatzënisë. Por, nënat shpesh herë nuk janë të vetëdijshme për shumë pasoja negative si rezultat i funksionimit të gabuar të gjëndrës tiroide. Kjo është arsyeja pse ato duhet të jenë të informuara në mbrojtjen e shëndetit të tyre si dhe zhvillimin e duhur të fetusit të tyre gjatë shtatzënisë – paralajmërojnë ekspertët.

    Sëmundja e njohur rrallë

    Gratë shtatzëna dhe çiftet që kanë probleme me fertilitetin duhet të bisedojnë me mjekun dhe të bëjnë një test të thjeshtë të gjakut për gjëndrën tiroide. Madje edhe mosfunksionimi më i vogël duhet të trajtohet me terapi të përshtatshme, sepse gjëndra tiroide luan një rol të rëndësishëm në riprodhimin e femrave dhe fertilitetit, konsiderohet sipas njërit nga gjinekologëve më të mirë kroat, Darko Husar.

    Megjithëse është në mesin e sëmundjeve më të zakonshme në botë, sëmundja e gjëndrës tiroide është poashtu edhe një nga sëmundjet e rralla të identifikuara. Është vlerësuar se në të gjithë botën më shumë se 300 milion njerëz vuajnë nga aktiviteti i reduktuar i gjëndrës tiroide, por vetëm 20% e tyre e trajtojnë. Shumica prej grave nuk janë të vetëdijshme se problemi i gjendrës tiroide mund të ketë ndikim negativ në shtatzëni dhe fetus. Është shumë e rëndësishme që nënat e ardhshme të kontrollojnë gjëndrën tiroide në fazat e hershme të shtatzënisë, sepse mos trajtimi i saj rrit rrezikun e paralizimit të fetusit, si dhe rrezikun e lindjes së parakohshme.

    Gjithashtu është e rëndësishme që gjëndra tiroide të kontrollohet edhe një vit pas lindjes për shkak se te disa gra mund të paraqitet “postpartum hypothyroidism”, simptomat e të cilit përfshijnë lodhje, dhimbje dhe humbje peshe. Këto simptoma zakonisht janë kalimtare dhe jo shqetësuese, por këshillohet që të provohet terapi hormonale para rënies në depresion.

    Simptomat dhe trajtimi

    Simptomat më të rëndësishme të hipotiroidizmit gjatë shtatzënisë janë lodhja, depresioni, dhimbje e muskujve, harresa, intoleranca ndaj të ftohtit, ndërsa simptomat më të zakonshme të hipertiroidizmit janë humbje e peshës, ankth, dridhje e duarve etj.

    Në rastin e këtyre simptomave duhet të adresoheni mënjëherë te mjeku për gjetjen e një diagnoze të saktë dhe trajtimi të duhr. Në rastin e hipotiroidizmit, mjekimi standard për këtë çrregullim është Levothyroxine që merret me gojë dhe është i përshtatshëm për gratë shtatzëna dhe nënat në gji.

    Në rastin e formave më të buta të hipertiroidizmit, gratë shtatzëna në mënyrë tipike thjeshtë kontrollohen më shpesh, ndërsa në rastet më të rënda kryhet trajtimi me medikamente antitiroidale ose heqjen kirurgjikale të tiroides.

    Gjëndra tiroide dhe zhvillimi i fëmijës

    Gjëndra tiroide ka një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në karakteristikat e tij neuropsikologjike. Kjo është arsyeja pse, në mungesë të trajtimit joadekuat, mosfunksionimi i tiroides mund të ketë pasoja serioze në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës.

    Fëmijët mund të lindin me funksionim të pamjaftueshëm të gjëndrës tiroide që mund të zhvillohet për shkak të marrjes së ulët të jodit, për shkak të sëmundjeve autoimune (të tilla si sëmundja tiroiditis Hashimoto apo Graves) ose dështim i gjëndrës tiroide. Problemet e tiroides shpesh janë trashëguese andaj edhe duhet t’i kushtoni vëmendje gjatë zhvillimit të fëmijës dhe të filloni sa më shpejtë me trajtimin e terapive.

    Simptomat më të zakonshme tek fëmijët me hipotiroidozë janë verdhëza tek të sapolindurit, ngadalësimi i rritjes së eshtrave dhe dhëmbëve, probleme në të mësuarit, pubertet i vonuar, ndërsa simptomat më të zakonshme të hipertiroidizmit janë ndryshime në sjellje dhe suksesin në shkollë, pagjumësi, nervozizëm. Nëse fëmija diagnostikohet me këto simptome, duhet të kontrolloni nivelin e hormoneve tiroidale. Doza e rekomanduar nga mjeku duhet të përshtatet me peshën dhe nevojat e fëmijës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...