5 gjërat që secila nënë duhet t’ia thotë fëmijës së saj çdo ditë

spot_imgspot_img

Kur bëhet fjalë për gjëra të mira dhe fjalë të ëmbla gjithnjë na shkon mendja tek të afërmit tanë dhe më të dashurit. Prindërit mundohen që të përdorin vetëm fjalë të mira sa i përket fëmijëve të tyre dhe në vazhdim po ju paraqesim 5 gjëra që secila nënë duhet t’ua thotë fëmijëve të tyre çdo ditë:

  1. Unë të dua. Besoj që shumica e prindërve ua thonë këtë fëmijëve të tyre, por kjo nuk nënkupton se nuk mund t’ua themi më shpesh. Ose në mënyra të reja dhe të ndryshme. Dhe mos harroni t’i puthni apo përkëdhelni në çdo kohë.
  2. Je i/e mrekullueshëm/me. Ju duhet t’ia thuani këtë rregullisht fëmijës suaj për t’ia bërë të ditur se sa i veçantë që është për ju. Nëse ai është qesharak, i zgjuar dhe i dashur, sigurohuni që ai/ajo të dijë se është i jashtzakonshëm.
  3. Më bën kaq të lumtur. Ne nënat shpesh herë kemi tendencë të stresohemi dhe të bërtasim herë pas here, por është shumë e rëndësishme që t’ua kujtojmë fëmijëve tanë se vërtetë na bëjnë të lumtur. Edhe nëse ju lodhin apo bëjnë prapësira, gjeni mënyrën e duhur për t’ua bërë me dije se sa të lumtur jeni që i keni në jetën tuaj.
  4. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo në fakt është titulli i një kënge nga Ray Lamontagne, dhe unë e dëgjoj dhe madje e këndojë rregullisht për vajzën time. Është një këngë shumë e bukur dashurie, e përkryer dhe përshkruan ndjenjat se si mund të ndjehet një nënë për fëmijën e saj.
  5. Jam aq krenare për ty. Ju mund ta bëni që fëmija juaj të ndihet i sigurtë me gjëra shumë të vogla, si për shembull kur mësohet të lidhë vet këpucët e tij apo të shkojë vet në tualet, jepni një shtytje atyre dhe lavdëroni arritjet e tyre. Asgjë nuk është më e mirë se miratimi i nënës apo krenaria e saj për fëmijët./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.