2.8 C
Priština
More

    Depresioni i paslindjes

    spot_imgspot_img

    Të gjitha gratë të cilat janë bërë nëna me dëshirë të madhe presin beben e tyre që të vijë në këtë botë. Ai është një nga momentet më të bukura, dhe që nga momenti kur merrni vesh që jeni duke bartur një jetë të re, gëzimi juaj nuk ka fund. Dita që kur jeni bërë nënë ka ardhur dhe pas euforisë që ndjeni pasi të keni kapur për herë të parë beben tuaj me duar, ju shkoni në shtëpi dhe ju presin ditët e para të njohjes me familjen tuaj të re. E gjithë kjo është e bukur, mirëpo në njërën nga 10 gratë, për shkak të prishjes së baraspeshës hormonale, paraqitet depresioni pas lindjes, që ndryshe njihet si depresioni postnatal.

    Kjo gjë në botë është krejtësisht normale dhe gratë gtë kohës së shtatëzanisë parapërgtiten dhe informohen që diçka e tillë mund t’u ndodhë, mirëpo për fat të keq, tek ne ende ekziston mentaliteti apo të kuptuarit se një gjë e tillë nuk është normale. Gratë e fshehin atë sepse nuk kanë kujt t’ia shprehin, duke hyrë kështu në një tunel edhe më të errët të pakënaqësisë dhe disponimit të keq, dhe e gjithë kjo çon deri tek një rreth vicioz, nga i cili nuk shohin dalje. Rrethi i quan si nënë jo e mirë, të gjithë i akuzojnë, dhe ajo në fund ndjehet e vetme në gjithçka. E gjithë kjo do të ishte më e lehtë sikur të diheshin simptomat e depresionit postnatal, i cili në 90% të rasteve shërohet shumë lehtë, kuptohet, me përkrahjen e familjes dhe miqve.

    Në këtë shkrim, ne do t’u ndihmojmë të gjitha nënave të reja që të njohin simptomat e mundshme të depresionit postnatal, në mënyrë që t’ë kalojnë sa më shpejtë atë dhe të vazhdojnë jetën normale dhe të përjetojnë çdo moment me beben e tyre të shumëpritur.

    Çka është depresioni postnatal?

    Lindja përcillet me shpërthim të emocioneve të fuqishme, deri tek ngazëllimi dhe gëzimi, tek friga dhe anksioziteti, e kjo përzierje e ndjenjave të ndryshme mund të sjellë deri tek depresioni.

    Tek rreth 10% të nënave, simptimet fillestare të padëmshme vijnë duke u përkeqësuar, që ndikon në kualitetin e jetës së përditshme. Në këtë rast duhet që sa më parë t’i drejtoheni personelit profesional për ndihmë, me qëllim që rimëkëmbja të marrë sa më pak kohë.

    Pse vie deri tek depresioni postnatal?

    Nuk ekziston vetëm një arsye pse vie deri tek depresioni postnatal. Arsyet më të shpeshta janë ndryshmet fizike – për shkak të rënies drastike të estrogjenit dhe progjesteronit, si dhe hormonit të gjëndrrës tiroide, për shkak të së cilës ndjeheni të lodhur dhe të ngadalshëm. Gjithashtu, ndryshimet në shtypjen e gjakut dhe imunitetit, sjellim deri tek ndryshimi i disponimit.

    Emocionalisht do të ndjeheni sikur të keni humbur kontrollin mbi jetën tuaj dhe do të jeni në dilemë se a do të mund t’ia dilni me beben tuaj.

    Gjithashtu, shumë probleme jetësore mund që të ndikojnë në paraqitjen e depresionit, brenda për fëmiun tjetër, vështirësitë me gjidhënie, problemet financiare, mungesë e përkrahjes nga partneri dhe familja…

     

    Si t’i njohim simptomat e depresionit postnatal?

    Simptomat më të shpeshta të depresionit postnatal janë:

    • gjithmonë jeni buzë vajit dhe jeni të mërzitur
    • koncentroheni shumë vështirë
    • keni problem me gjumin
    • keni oreks të shtuar apo të mangët
    • jeni anksioze
    • tërë kohën ndryshoni disponimin
    • tërhiqeni nga miqtë dhe familjarët
    • vazhdimisht keni ndjenjën e fajtorit

    Shumë shpesh, disa nëna janë në frigë paniku që nuk mund të kujdesen për beben, apo që do ta lëndojnë atë. Gjithashtu, vazhdimisht kanë mendime negative.

    A paraqitet depresioni postnatal tek të gjitha gratë, pas lindjes së bebes?

    Pas lindjes së bebes të gjitha gratë kalojnë nëpër ndryshimet emocionale dhe nuk ekziston ndonjë rregull se tek e cila do të paraqitet depresioni serioz pas lindjes. Megjithatë, në disa raste ekziston rreziku më i madh, edhe atë:

    • nëse ju apo dikush nga familja juaj ka patur problem me depresionin
    • nëse shtatëzania nuk ka qenë e planifikuar, apo ka qenë e padëshiruar
    • nëse keni probleme martesore
    • nëse keni përjetuar ndryshime në jetën tuaj gjatë kohës së shtatëzanisë (për shembull rilokimi në një qytet tjetër, humbja e punës…)
    • nëse keni patur një lindje të vështirë
    • nëse keni probleme me gjëndrën tiroide.

    Si t’i drejtohem për ndihmë mjekut?

    Për ndihmë profesionale duhet t’i drejtoheni mjekut nëse psiqikisht ndjeheni keq përgjatë dy javëve, dhe simptomet e depresionit janë gjithnjë e më intensive. Nëse e keni të vështirë që çfarëdo gjëje të bëni në shtëpi apo punë, apo nëse ndjeni që nuk po mundeni që të kujdeseni as për veten, e as për beben. Në mënyrë të veçantë, kërkoni ndihmë nëse nganjëherë ju shkon nëpër kokë që mund t’i bëni dëm vetes apo bebes.

    Si shërohet depresioni postnatal?

    Nganjëherë është e mjaftueshme biseda rreth bebes me dikë të afërm, ndihma e bashkëshortit, shoqes apo familjares. Mirëpo, në rastet më serioze, është e domosdoshme biseda me personelin profesional, psikologun.

    Gjithashtu, nëse mjeku vlerëson së bëhet fjalë për një formë të rëndë të depresionit, është e nevojshme që të përdoren antidepresivët e përshkruar. Sa më herët që të përballeni me problemin dhe të kërkoni ndihmën e mjekut, ajo do të jetë më mirë për ju dhe beben tuaj.

    A mund që depresioni postnatal të jetë i rrezikshëm për beben tuaj?

    Nëse depresioni postnatal nuk shërohet, mund të keni problem që të kuptoni dhe të fokusoheni në nëvojat e fëmiut, kurse për shkak të mungesës së energjisë dhe jodisponimit mund t’ju brejë ndërgjegja, të humbni vetbesimin, dhe me këtë depresioni mund që edhe më shumë të përkeqësohet.

    Gjithshtu, konsiderohet që depresioni postnatal tek nëna mund të ndikojë edhe tek bebeja, saktësisht mund të nxisë probleme me sjelljen, foshnja të qajë pandërprerë, e më vonë mund të sjellë deri tek problemet me të folurin. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...