Coronavirusi i vizonëve danezë mund të shkaktojë pandemi tjetër, paralajmërojnë shkencëtarët

spot_imgspot_img

Mutacionet që ka pësuar koronavirusi te tufat e vizonëve si buklat, vjedullat dhe qelbësit, mund të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut dhe zhvillimin e vaksinave. Një specialist danez i vaksinave ka paralajmëruar se një valë e re e Coronavirusit mund të fillojë sërish për shkak të mutacionit të Coronavirusit te vizonët.

“Skenari më i keq është që do të fillonim një pandemi të re në Danimarkë. Ekziston një rrezik se ky virus që ka pësuar mutacion të jetë ndryshe sa do të duhet të vendosim gjëra të reja në vaksinë dhe prandaj [mutacioni] do të na kthejë sërish në fillim të pandemisë,” tha Prof Kåre Mølbak, ekspert i vaksinave dhe drejtor i sëmundjeve infektive në State Serum Institute, një institut shtetëror në Danimarkë me qëllim parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive.

Danimarka njoftoi të mërkurën se do të shkatërrojë më shumë se 15 milionë kafshë për shkak të frikës se mutacioni i Covid-19 te vizonët do të infektojë njerëzit në masë dhe do të rrezikojë vaksinat.

Kur njoftoi vendimin, kryeministri i vendit, Mette Frederiksen, tha se 12 persona ishin infektuar tashmë me virusin me mutacion dhe vizonët konsiderohen rrezik për shëndetin publik.

Burimet: Copenhagen Post, Guardian

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.