Një ekip nga universiteti Martin Luther i Halle-Wittenberg po rekruton njerëz për një ‘eksperiment coronavirusi’, në një stadium të mbyllur në Leipzig me shkrimtarin Tim Bendzko më 22 gusht.

Pjesëmarrësit, me maska, do të veshin një pajisje rreth qafës së tyre që dërgon një sinjal në intervalet prej pesë sekondash që tregojnë se sa afër janë me personat e tjerë.

Studiuesit do të përdorin gjithashtu dezinfektues fluoreshent të duarve për të identifikuar zonat me prekje të lartë dhe makinat e mjegullës do të përdoren për të parë se si avujt luajnë një rol në përhapjen e virusit.

“Ne po mundohemi të zbulojmë nëse mund të ketë një rrugë të mesme midis normës së vjetër dhe asaj të re, që do t’i lejonte organizatorët të vendosnin njerëz të mjaftueshëm në një vend koncerti për të mos humbur”, thotë Dr. Stefan Moritz, drejtuesi i klinikës së Universitetit Martin Luther të sëmundjeve infektive.

Vullnetarët për projektin ‘Restart-19’ duhet të jenë midis moshës 18 dhe 50 vjeç dhe duhet të testojnë negativ për virusin 48 orë para se të marrin pjesë.

Të gjithë do të marrin pjesë në tri koncerte dhe i pari do të jetë pa distancim shoqëror siç ishte para-pandemisë dhe do të hyjnë vetëm me dy dyer kryesore.

E dyta, do të jenë njerëz që vijnë përmes tetë dyerve të ndryshme dhe çdo ulëse e dytë do të jetë e bllokuar.

Për koncertin e tretë dhe të fundit, vetëm 2.000 njerëz do të lejohen në stadiumin – i cili ka 12.000 ulëse dhe do të ulen 1.5 metra larg njëri-tjetrit.