4.5 C
Priština
More

    Çorbë vegjetariane me këpurdha dhe oriz të zi

    spot_imgspot_img

    Ju duhet diçka që nuk përmbanë mish, por që ju ngrohë dhe do ju japë energji? Ne kemi një recept të shkëplqyer për çorbë vegjetariane me këpurdha dhe oriz të zi.

    Ne konsiderojmë se çorbat janë thjeshtë një zgjedhje e përkryer për udhqim në këto ditë të ftohta, sidomos këto me përbërje të këpurdhave dhe orizit të zi, e cila është e përshtatshme për vegjetarianët dhe ata që agjërojnë. Këtë recept e kemi gjetur në blogun Ohmayveggies, dhe ky është një nga dëshmitë e shumta se mundemi të ushqehemi edhe pa mish.

    Përbërësit e duhur:

    • Një lugë vaj ulliri
    • 450gr. këpurdha ose midhje
    • Kërcell seline i bluar imët
    • Karrota të bluara imët
    • Një kokë qepe, e bluar imët
    • ¼ e gotës me miell
    • Krypë dhe biber
    • 1/3 e gotës me verë të bardhë
    • 4 gota supë perimesh
    • Një gotë me oriz të zi të fërguar
    • 2 lugë majdanoz të prerë imët
    • Një lugë lule trumzë të tharë

    Në një tavë të madhe hudhni vaj për tu ngrohur dhe pastaj shtoni në të këpurdhat, selinon, karrotat, qepën – të gjitha të bluara imët – dhe përzini kohë pas kohe derisa frutat dhe këpurdhat të zbuten, përafërsisht 5-7 minuta. Shtoni mëpastaj miell dhe biber dhe fërgone përzierjen edhe dy minuta, duke e përzier tërë kohën.

    Në këtë përzierje mëpastaj hudhni verën e bardhë, shtoni edhe lule trumzë, rrisne temperaturën dhe lëreni që të fërgohet edhe dy minuta.

    Mëpastaj në këtë përzierje hudhne supën dhe lëreni që të vlojë, shtoni orizin, mbulojeni dhe lëreni që të zihet në temperaturë mesatare, përafërsisht 5-7 minuta.

    Në fund shtoni majdanozin.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...