6 mënyrat për të rindërtuar besimin në një marrëdhënie që ka filluar të lëkundet

Çdo marrëdhënie, pa marrë parasysh se sa e qëndrueshme është, mund të bjerë pre e fatkeqësisë. Sigurisht, gjithçka mund të rregullohet, por nëse vëreni shenja të mosbesimit ndaj partnerit tuaj, atëherë duhet të ri-evaluoni lidhjen duke pyetur veten pse ndjeheni kështu.

Në raste të tilla, mos u frikësoni të shprehni ndjenjat tuaja, është përgjegjësia e të dy palëve të tregoni sinqeritet dhe të jeni të hapur. Mirëpo, sot jetojmë në një botë ku pabesia dhe sekretet janë gjëra që ndodhin, por ndjenja konstante e dydhimit nuk është aspak e shëndetshme madje edhe e nevojshme në një lidhje. Shumica e çifteve mund ta tejkalojnë këtë situatë, vetëm duhet të dinë se si. Ja disa mënyra si mund të rindërtoni besimin në marrëdhënien tuaj…

1. Filloni ngadalë

Nëse vëreni se partneri juaj ka dhunuar besimin tuaj në lidhje, mos hezitoni ti merrni gjërat shtruar. Nëse gjithmonë jeni konsultuar për gjëra të ndryshme, është koha që edhe tani ta merrni situatën në duar. Filloni të analizoni ngadalë se ku qëndron problem dhe gjeni alternativa të mundshme përmirësimi.

2. Arrini në mirëkuptim

Kur ju dhe partneri juaj jeni duke tentuar ta riktheni besimin në lidhje, më e mira është që të keni mirëkuptim ndaj ndjenjave të njëri-tjetrit. Gjatë bisedimit të situatës, tentoni të kuptoni këndvështrimin e partnerit tuaj. Kuptojeni atë pse është i nevrikosur dhe ka thyerje të besimit. Ekziston mundësi e mirë që besimi të rifitohet, e ajo është kur keni mirëkuptim, ndëgjoni ndjenjat e njëri-tjetrit dhe respektoheni.

3. Kërkoni falje në mënyrë korrekte

Kërkim falja është është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni gjatë rindërtimit të besimit në marrëdhënien tuaj. Duhet të kërkoni falje në mënyrë korrekte, jo vetëm për hir të tij/saj, përndryshe nuk ka efekt. Mos thuani thjeshtë “Më vjen keq”, por precizoni arsyen pse sinqeriteti është thyer.

4. Mos lejoni që partneri të dyshojë në ju

Nëse të dy vendosni që të jeni së bashku në lidhje, nuk duhet të ekzistojë arsye që partneri të dyshojë në ju. Sigurisht që lidhja nuk mund të përmirësohet Brenda natës, por nëse vazhdoni rregullisht me arsyetime ndaj njëri-tjetrit, atëherë sigurisht që lidhja nuk do të funksionojë.

5. Mos flisni për të kaluarën

Gjithmonë mbani nivelin e bisedës në të tashmen, mos u fokusoni në probleme të së kaluarës, por se si do të keni të ardhme të ndritur së bashku. Argumentimi i gjërave të së kaluarës vetëm se ju shterron energjinë, mos e humbisni me gjëra të panevojshme – ecni te para!

6. Keni durim dhe mos bëni presion në lidhje

Shërimi dhe rikuperimi në lidhje kërkon shumë durim. Sepse të rifitosh besimin ndaj partnerit për së dyti herë kërkon më shumë kohë dhe mund. Duhet të kuptojmë se të qenurit të durueshëm dhe mos aplikimi i presionit në lidhje janë një nga mënyrat efektive për të rindërtuar besimin. Por, kjo kërkon kohë. Andaj kënaquni gjatë momenteve të vogla me partnerin, jetoni çdo ditë, shijoni kohën së bashku dhe mësohuni ta vlerësoni sërish njëri-tjetrin.

kosovarja.ch