4.4 C
Priština
More

    Coco Chanel – Femra e cila ka bërë histori

    spot_imgspot_img

    Coco Chanel po të ishte gjallë do ti kishte 131. Me 19 gusht të vitit të kaluar është shënuar 131 vjetori i lindjes së legjendares Coco. Ajo ka bërë që femrat të veshin pantallona, fustan të shkurtë të zi e shumë gjëra tjera. Kreatori i njohur Karl Lagerfeld në një rast ka pas thënë:” Nuk ka qenë e para që i ka prerë flokët, as e para që ka mbajtur aksesorë çdo ditë, e nuk është as e para që e ka dizajnuar fustanin e vogël të zi. Si e ka bindur botën që ajo ka qenë e para, ky është mister”. Pikërisht për këtë është e veçante. Citatet e saj edhe sot përdoren, ndërsa e duam edhe për të përkryerin Chanel №5 për të cilin janë thënë të gjitha.

    Ju sjellim një shkrim të vogël për jetën e njohur të Coco Chanel…Edhe 40 vjet pas vdekjes së saj, edhe pas librave të shkruara, filmave të shumtë e serialeve televizive, jeta e saj ende është pak misterioze. Gjatë jetës sa herë e kanë pyetur për fëmijëri dhe fillimet, shpesh ka imagjinuar ndodhi e sende që më vonë janë zbuluar si gënjeshtra, e për këtë edhe sot e kësaj dite disa detaje të jetës së saj janë të panjohura, apo jo deri në fund të sakta. Por edhe krahas këtyre gënjeshtrave të vogla ajo nuk ka qenë më pak e bukur, femërore, e suksesshme, autoritative dhe e pasur. Ajo është femra e cila e ka bërë historinë.

    Në listën e magazinës Time ndër 100 femrat më autoritative të shekullit XX, ajo është femra e cila e ka dizajnuar, menduar dhe sjellur kultin ‘e fustanit të shkurtë të zi’, parfumi i cili mbahet si i saj është më i njohuri dhe më i shituri në botë, e kreacionet me emrin e saj mbahen më shumë se shekulli. Ajo është Coco Channel, njëra ndër ikonat dhe dizajneret më të mëdha të modës të shekullit 20. Duke iu falënderuar asaj, Franca ende është sinonim i industrisë më të lartë të modës.

    Gabrielle Bonheur ‘Coco’ Chanel, u lind me 19 gusht të vitit 1883, në një qytezë të Francës, Samuru, ishte vajza e Albert Chanelit shitës në qendrën Jeanne Devolle. Coco ka pasur edhe pesë motra e vëllezër- Julia, Antonette, Alphonsea, Luciena, Augustina. Në moshën 12 vjeçare Coco ka pësuar një tragjedi pas vdekjes së nënës, pasi që atë dhe motrat e vëllezërit i ka lënë edhe babi, e për këtë shkak ata janë transferuar në jetimore ku Coco ka jetuar deri sa është bërë 18 vjeçe. Ka qenë kjo një jetimore katolike në manastir të Aubazine, ku Coco i ka mësuar hapat e parë të zanatit- rrobaqepësinë.

    Dijen e saj e ka ‘zbrazur’ edhe më tej duke iu falënderuar kushërinjve të saj tek të cilët i ka kaluar pushimet verore. Kur i ka mbushur 18 vjet, për Cocon nuk ka pasur më vend në jetimore, dhe kështu në një bar është bërë këngëtare kabare dhe e ka marrë pseudonimin Coco i cili i është bërë emri i dytë dhe me të cilin është bërë e njohur.

    Sipas disa tregimeve, pseudonimin Coco e ka marrë nga këngët që i ka kënduar, por vetë Coco Chanel në një rast ka thënë që Coco është shkurtesa e fjalës ‘coquette’ që në frëngjisht do të thotë ‘femër e përmbajtur’. Duke u sjellur me shoqëri të lartë, të cilët i ka argëtuar me performancat e saj, shumë shpejt është bërë dashnorja e trashëguesit të fabrikës së tekstilit Etienna Balsana, tek i cili ka filluar të qep dhe i ka gëzuar të gjitha privilegjet e dashnores, kështuqë ka mundur t’i përkushtohet edhe punës së dizajnit, fillimisht dizajnimit të sheshirave. Ka punuar edhe në dyqan me të brendshme.

    Coco pas një kohe e ka lënë Balsanin dhe ai është shpërngulur në banesën e tij në Paris. Por si duket ai pas ndarjes nuk ka qenë shumë zemërgjerë, thuhet që më pas Coco ka lindur djalin e tij të cilin më vonë e ka rritur motra e saj, e të cilin Coco gjithmonë e ka prezantuar si nip. Pas kësaj e ka filluar lidhjen me shokun e Balsanit, Arthur Eduard Capela i cili ka qenë lojtar dhe kapiten në polo, i cili e ka financuar në hapjen e parë të fabrikës dhe dyqanit të saj “Chanel Modes”. Thuhej që stili i tij ka qenë inspirimi i saj për koleksionin e parë Chanel. Arritjen e parë të rëndësishme në botën e modës Coco e ka arritur në vitin 1912 pasi që aktorja e njohur e teatrit Gabrielle Dorziat e ka mbajtur sheshimin e saj në shfaqen Bell Ami. Dyqanin e saj të dytë e ka hapur në vitin 1913 në një qytet të Francës, Deauville ku është paraqitur si kreatorja e luksit, por edhe të veshjeve të thjeshta, të cilat parashihen për momente relaksi dhe sport. Menjëherë pas dy vjetësh e ka hapur edhe një butik në vendin bregdetar Biarritzu në të cilin i ka kaluar pushimet klientja pasanike spanjolle, aty ku nuk është ndjerë shumë lufta e I-rë, botërore e cila veç kishte kapluar botën me të madhe. Njëra ndër shenjat e saj mbrojtëse kanë qenë rrobat xhersej nga të cilat ka qepur të brendshme për meshkuj. Deri në vitin 1919 ka qenë e regjistruar si rrobaqepëse më pas e ka hapur ‘shtëpinë e modës’. Por në këtë vit të 1919, Cocon e ka pritur një tragjedi e madhe. Dashnori i saj A.E. Capel ka vdekur në ndeshje në komunikacion, gjë kjo që e ka thyer totalisht, pa marrë parasysh tradhtinë e tij apo edhe martesën e tij me fisniken angleze.

    Ndoshta përsëri hapat e parë të historisë së industrisë Chanel kanë filluar tek në vitin 1924, kur Coco ka lidhur kontratë me vëllezërit Vertheimer, pronarë të ‘Bourgeoisa’, me kohë të njohur për prodhim të parfumeve. Janë marrë vesh për vazhdimin e etiketës së re dhe brendit “Parfums Chanel”, e në kontratë është nënshkruar që vëllezërit Vertheimer financojnë prodhimin, reklamimin dhe shpërndarejen e parfumit Chanel No5, Coco duke e dhënë emrin e saj ka marrë 10 për qind të fitimit, për shkak se nuk është përzier në punë. Por si kanë rrjedhur gjërat, Coco ka dal të mos jetë e kënaqur me marrëveshjen e fituar dhe gati 20 vjet ka luftuar që të marrë kontrollin e plotë të ‘Parfums Chanel’. Njëri prej mistereve më të mëdha është numri 5 në parfum. Njëri prej versioneve është që kimisti i njohur Ernest Beaux, i cili i ka bërë parfumet, në fillim i ka prodhuar 5 parfume të ndryshëm, ndërsa Coco e ka zgjedhur të fundit, pikërisht versionin e pestë.

    Me parfumin i cili ja ka shënuar jetën e saj, këtu është edhe kreacioni i fustanit të vogël të zi të cilin herën e parë e ka paraqitur në vitin 1926. Edhe pse deri atëherë janë mbajtur fustanet e zi vetëm në raste vdekje, ajo e ka shndërruar në fustan elegant e femërorë për çfarëdo rasti.

    Fustani i parë i vogël e i zi nuk ka pasur doreza dhe ka qenë pak përmbi gjunjë që për atë kohë ka qenë diçka shumë e guximshme dhe revolucionare. Kulti i fustanit të vogël të zi, edhe pse modelet kanë ndryshuar edhe sot e kësaj ditë është i pranishëm.

    Është e njohur edhe për citatet të cilat ne femrat kemi qejf t’i dëgjojmë, e disa më të njohurat për modë, stil dhe bukuri janë:

    • Moda kalon, por stili është i përjetshëm.
    • Femra pa parfum është femër pa të ardhme.
    • Ngjyra më e bukur në botë është ajo ngjyrë që juve ju rri bukur.
    • Që të jeni të pazëvendësueshëm, gjithmonë duhet të jeni ndryshe.
    • Natyra ju jep fytyrën në të njëzetat. Jeta ju formon fytyrën në të tridhjetat, por tek në të pesëdhjetat e fitoni fytyrën të cilën e meritoni.

    Edhe disa fakte interesante:

    1. Ajo e ka popullarizuar lundrimin pasi që në te është kthyer e djegur nga dielli në Cannes.
    2. Ka qenë luan në horoskopi dhe ka mbledhur gjithçka që ka lidhje me luan.
    3. Shishja e Chanel No.5 është referenca e qendrës pariziene Place Vendôme.
    4. Coco ka kërkuar që në apartamentin e saj në hotel Ritz rregullisht të sprucohet Chanel No. 5.
    5. Kur ka vdekur në banesën e saj në Rue Cambon (përfundi dyqanit), ku janë gjetur vetëm tre fustane.
    6. Hugh ‚Bendor‘ Grosvenor, duka i dytë nga Vestminster, e ka njoftuar Cocon në party në Monte Carlo në vitin 1925. Ai në mënyrë shumë ekstravagante ka provuar ta bëj për vete- është i njohur tregimi që ai ka fshehur një smerald të paprerë në pjesën e poshtme të sandëkut të mbushur me perime për te. Ai në të gjitha mbledhjet në fushën e Vestminster në Londër ka dhënë të skaliten inicialet e saj bashkë me stemën e tij. Por ajo edhe krahas gjitha këtyre nuk ka pranuar të martohet me të. “Kanë qenë disa duka të Vestminsterit”, ka thënë ajo por “ekziston vetën një Chanel”. Por përsëri Coco dhe Hugh kanë qenë dashnorë deri në vitin 1930.
    7. Coco i ka adhuruar xhepat dhe shumica e kreacioneve të saj në vete kanë xhepa.
    8. Parfumi Chanel No. 5 është paraqitur me 5 maj të vitit 1921. Edhe sot shishja e këtij parfumi shitet për çdo 30 sekonda.
    9. Edhe pse ka pasur afera me disa meshkuj Coco asnjëherë nuk është martuar.
    10. I ka adhuruar perlat e bardha dhe vështirë ka qenë ta shohësh pa to në qafë, apo edhe pa cigare në dorë…

    Foto: flickr.com

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...