1.9 C
Priština
More

    Çka mund të mësojnë nënat nga baballarët

    spot_imgspot_img

    Në shumicën e rasteve, kur bëhet fjalë për familjen dhe kush i mban të gjitha fijet në duar, natyrisht flitet për nënat (respekt përjashtimeve). Nënat janë ato që janë me fëmijët në të gjitha situatat, dhe të cilat më së shumti kujdesen, kështu që shpesh edhe e teprojnë.

    Është pozitive të kujdeseni për fëmijën tuaj, por nuk është mirë ta teproni, sepse ndonjëherë ekzagjerimi mund të ndikojë negativisht si te ju, ashtu edhe te fëmija juaj. Që të shqetësoheni sa më pak dhe të jeni më të qetë në situata të ndryshme me fëmijën tuaj, do të ishte e dëshirueshme të bazoheni te baballarët e fëmijëve të tyre, nga të cilët disa gjëra për edukim, mund edhe të mësohen.

    Baballarët nuk i japin aq domethënie dhe rëndësi kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve, ashtuqë më së shumti sytë dhe pyetjet i drejtohen nënave, por ashtu siç po ndryshon çdo gjë në jetë, kështu po ndryshojnë edhe marrëdhëniet mes fëmijëve dhe baballarëve të tyre. Një kohë baballarët ishin përgjegjës vetëm për të fituar para, si dhe të janë shtylla e familjes, por sot kjo është krejtësisht e ndryshme.

    Në ditët e sotme baballarët kryejnë të njëjtin rol si nënat, sa i përket edukimit, ashtu dhe duhet të jetë. Nga baballarët mund të mësojmë shumë, dhe në disa raste të lehtësojmë rolin e prindit, i cili nuk është aspak i lehtë.

    Kështu për shembull, nëse sikur baballarët do të shqetësoheshim më pak për atë se çka do të veshë fëmija sot, nëse kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë, kur nuk do të shqetësoheshim se a po e bëjmë çdo gjë në mënyrë të përkryer, kur më tepër do të luanim e më pak rregullojmë, si dhe kur më lehtë do t’i përcaktonim kufijtë dhe më pak të brengosemi, ashtu si ata, do ta kishim shumë më të lehtë. Pra, pse të mos e bëjmë ndonjëherë këtë?

    Natyrisht kjo është e mirë për fëmijën t’i ketë që të dyja për edukim, por nganjëherë nuk dëmton nëse e lehtësoni veten dhe disa gjëra t’i bëni pikërisht ashtu siç do t’i bënte babai.

    Pra, kështu ndaloni që gjithmonë të shqetësoheni nëse fëmija juaj është i veshur në mënyrë perfekte, sepse nuk duhet që gjithmonë gjithçka të jetë siç e keni menduar, dhe e vërtetë, nuk e vërejnë të tjerët atë që ju e vëreni. Gjithashtu kërkoni ndihmë kur mendoni se jeni në fund me energjinë dhe nuk arrini gjithçka vetë. Nuk është turp të kërkoni ndihmë, nuk keni nevojë çdo ditë të jeni një super nënë e cila arrinë absolutisht çdo gjë, sepse kjo është e pamundur.

    Mos u ngarrkoni me përsosmërinë! Natyrisht është mirë dhe pozitive të tentoni drejtë përsosmërisë, por gjithashtu për ju vetë nuk është mirë që çdo ditë ta ngarrkoni veten me përsosmërinë, sepse asgjë nuk është dhe nuk mund të jetë e përkryer. Edukim i përkryer nuk ekziston, vetëm mund të aspironi për të qenë nënë sa më e mirë dhe të jepni më të mirën për edukimin e fëmijës, por kjo është e tëra. Është normale të gaboni, sepse jeni nga mishi e gjaku, kështu që mos lejoni që gabimet të ju paraqesin stres dhe rrënojnë idilën tuaj në edukim.

    Lojë, lojë dhe sa më shumë lojë me fëmijën tuaj është ajo që fëmija juaj ka nevojë më shumë se çdo gjë. A është gjithmonë gjithçka në vendin e vet, vërtetë nuk është e rëndësishme, ajo që është e rëndësishme është t’i përkushtoheni fëmijës tuaj atëherë kur ka nevojë për ju, si dhe të kënaqeni duke luajtur me të dhe të zgjoni fëmijën e vogël që është fshehur në ju.

    Është normale të shqetësoheni, por mos e teproni. Mundohuni të relaksoheni sa më shumë në rolin tuaj si nënë, dhe kënaquni me të çdo ditë. Të qenit nënë është diçka e mrekullueshme, por çfarë mund të bëni për të qenë edhe më mirë është të punoni për veten dhe të përpiqeni të bëhet sa më mirë, me pushime dhe relaksime të nganjëhershme që duhet t’i shijoni. Kënaquni dhe shprehni vetëm buzëqeshje në fytyrë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...