13.1 C
Priština
More

    Cilat janë trajtimet e reja te lëkurës te cilat duhet t’i provoni

    spot_imgspot_img

    Lëkura është pjesa më komplekse dhe njëherit pjesa më e ndieshme e trupit kur janë në pyetje faktorët e jashtëm, por edhe të brendshëm. Prandaj, një kujdes të shtuar gjithmonë duhet që t’ia kushtojmë asaj.

    Ju sjellim disa trajtime të reja të cilat duhet t’i provoni për t’i dhuruar lëkurës kujdesin e merituar. Tema është marrë nga KLINIKA DERMO-ESTETIKE VIVIA.

    Mikropeeling

    Përdoret për zhdukjen ose pakësimin e çrregullimeve të lëkurës dhe formon një pamje më të freskët dhe të pastër. Në këtë metodë përdoret acidi glikolik që njihet edhe si acidi i frutave, acidi laktik (acid i qumështit), acidi salicilik i përshtatshëm për lëkurat me akne, acidi trikloracetik (TCA) i përshtatshëm edhe për njollat me rezistente. Këto preparate i japin lëkurës mundësinë e shërimit në kohë të shpejtë.

     1. A mund të aplikohet peeling dhe në lëkurat pa probleme dhe pse?

    Peeling mund të aplikohet në çdo tip lëkure. Aplikimi i peeling e bën çdo lëkurë të duket më e lëmuar, e shkëlqyeshme dhe vitale.

    2. Sa seanca rekomandohen për një rezultat të dukshëm?

    Zakonisht, 4-6 seanca janë të mjaftueshme për një efekt të kënaqshëm. Në lëkura me probleme mund të nevojiten deri në 8 seanca.

    3. Në çfarë sezoni rekomandohet trajtimi i lëkurës me peeling?

    Trajtimet rekomandohen të kryhen gjatë sezonit vjeshtë-dimër.

    4. A është e nevojshme një përkujdesje specifike pas aplikimit të peeling?

    Pas peeling rekomandohet përdorimi i kremrave hidratant dhe qetësues të lëkurës si dhe mbrojtje maksimale nga dielli.

     Fraxel

    Eshtë një proçedurë kozmetike joinvazive, e liçensuar nga FDA. FRAXEL përdor rrezet lazer për rigjenerimin e lëkurës duke nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës në dermis, në lëkurat e dëmtuara dhe të plakura. Fraxeli ka nje avantazh të madh sepse ka efikasitetin e lazerave ablative por ndërkohë karakterizohet nga një periudhë shumë e shkurtër shërimi sikurse lazerat jo-ablative. Eshtë trajtimi i duhur për një lëkurë më të re, të freskët, me teksture të përmirësuar e uniforme dhe pore të zvogëluara. Laseri fraxel përdoret për :

    • Shenjat e akneve të vjetra
    • Shenjat e djegieve dhe plagëve
    • Shenjat nga operacionet e ndryshme
    • Njollat e shtatëzanisë apo melazmat
    • Zbutjen e rrudhave rreth syrit
    • Njollat ngjyrë kafe të plakjes
    • Rinimin dhe rigjenerimin e pjesëve të qafës, dekoltese apo duarve

      Cilat janë përfitimet e trajtimit me Fraxel?

    • Lëkurë më e lëmuar dhe e freskët
    • Teksturë e përmirësuar e lëkurës
    • Eliminimi i njollave kafe të padëshiruara
    • Pakësim i dukshëm i rrudhave rreth syve
    • Përmirësim i shenjave të akneve dhe shenjave postkirurgjikale

    Si është proçedura e trajtimit me Fraxel?

    Në fillim pastrohet lëkura e zonës që do të trajtohet,pastaj vendoset një krem anestezik 30-60 min përpara trajtimit. Një seancë me fraxel re:store për të gjithë fytyrën zgjat 25-30 min.

    Sa seanca do të më duhen dhe sa larg njëra-tjetrës aplikohen?

    Numri i seancave dhe koha në mes tyre varet nga patologjia e lëkurës suaj dhe aftësia e saj për tu rigjeneruar. Periudha kohore mes seancave është 2 deri në 4 javë. Rezultatet janë të menjëhershme dhe progresive, me përmirësim optimal dhe të dukshëm, zakonisht në 2-3 muajt e parë. Kjo periudhë kohore mundëson shërimin e plotë dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës për të zëvendësuar indet e dëmtuara.

    Si të kujdesem për lëkurën pas trajtimit me Fraxel?

    • Përdorni krem mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me SPF 30 ose më shumë.
    •  Evitoni ekspozimin e gjatë në diell për të paktën 3 muaj pas trajtimit./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...