Cilat janë simptomat e COVID-19 sipas pediatrëve?

spot_imgspot_img

A janë prindërit të sigurt nga të gjitha këshillat e mjekëve në lidhje me COVID-19 te fëmijët?

Asnjë prind nuk dëshiron që fëmija i tyre të ketë përjashtim nga ajo çfarë mjekët kanë deklaruar.

“Në kemi pasur 90 fëmijë të cilët kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vetëm disa muaj”- tha Dr Sean O’Leary.

Ndërsa një numër i madh shkollash dhe univeritetesh në të gjithë vendin kanë filluar orët e mësimit, frika midis familjeve është në rritje. Mirëpo pyetja e cila po i mundon të gjithë prindërit është se, a do të jenë të sigurt tani fëmijët?

Tashmë ka pasur një rritje prej 90% të numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 midis fëmijëve në të gjithë SHBA vetëm në katër javët e fundit, sipas të dhënave nga APP.

Në Florida, ku shumica e shkollave publike nuk janë hapur akoma, shtatë fëmijë kanë humbur jetën.

Për shkak se shumica e fëmijëve kanë qëndruar në shtëpi gjatë periudhës së pandemisë në fillim, nuk është për t’u habitur që numri i rasteve të fëmijëve të infektuar ishte i ulët.

“Fëmijët thjesht nuk kanë pasur shumë kontakte me mjedisin e jashtëm”- tha korrespodenti kryesor i mjekësisë për CNN, Dr Sanjay Gupta.

“Ndërsa ne po shohim që fëmijët dita ditës kanë më shumë kontakte me njerëzit jashtë, ne po shohim që numrat po rriten. Dhe ata po rriten me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për shkollat”- shtoi ai.

Simptomat e COVID-19 janë të njëjta tek fëmijët sikurse tek të rriturit.

“Nëse shikoni listën e gjatë të simptomave si bllokim, kollë, ethe, humbjen e ndjenjës së aromës, të gjitha këto mund të ndodhin si në të rriturit ashtu edhe në fëmijët” -tha O’Leary.

Shenjat e tjera kryesore përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, skuqje, veçanërisht ajo që po përhapet shpejt, mungesë energjie dhe problemet e mbajtjes së një fëmije zgjuar, tha pediatri Dr. Daniel Cohen.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.