Christian Louboutin do të krijojë këpucë të cilat do t’ju zgjasin këmbët?

spot_imgspot_img

Dizajneri i njohur i këpucëve Christian Louboutin ka vendosur që të zgjasë këmbët tuaja!

Në fakt, Louboutin do të lansojë koleksionin e këpucëve kapsula, të cilat për shkak të ngjyrave të lëkurës, vizualisht do të zgjasin këmbët tuaja. Pesë modele klasike do të mund t’i gjeni në pesë nuanca të ndryshme, dhe të zgjedhni atë e cila më së shumti i afrohet ngjyrës së lëkurës së këmbëve tuaja.

Këto këpuca do të shiten ekskluzivisht në dyqanet e Christian Louboutin, kurse modelet që do të jenë në ofertë janë Pigalle, Fifi, Simple Pump, Flo dhe Vendome. Që t’ju lehtësojë procesin e përzgjedhjes së nuancës që ju përshtatet, Louboutin ka lansuar aplikacionin e quajtur Louboutin Shades App, i cili u mundëson shfrytëzuesve që të fotografojnë shputat e tyre dhe pastaj të gjejnë nuancën e cila u përshtatet më së shumti. Këto këpucë do të duhej të zgjasnin në dukje këmbët tuaja, dhe në dyqane do të duhej të gjenden kah fundi i këtij muaji.

kosovarja.ch

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti: larja dhe ruajtja e rrobave — udhëzues praktik për tharje në ballkon/oborr dhe ruajtje sezonale

Udhëzues praktik për të tharë rrobat në ballkon/oborr dhe për t’i ruajtur sezon pas sezoni, me fokus të veçantë në sigurinë ndaj detergentëve dhe kimikateve të zakonshme në shtëpi.

Koleksione: si të dalloni llojet e materialeve dhe të zgjidhni copa veshjesh që zgjasin

Si të njohim materialet e veshjeve dhe të bëjmë zgjedhje blerjeje që zgjasin më shumë, me fokus tek etiketa, riparimi dhe ndikimi mjedisor sipas udhëzimeve të BE-së dhe analizave të EEA-së.

Kosovarja: rituale të përditshme familjare për të mbajtur gjuhën dhe traditat shqipe me fëmijët në diasporë

Rituale të thjeshta e të përditshme në familje — vakte të përbashkëta, gatime e lexime në shqip, lëvizje dhe vëmendje të përqendruar — ndihmojnë të mbajmë lidhjen me gjuhën dhe traditat kulturore. Praktikat e sugjeruara mbështeten në parimet e mirëqenies mendj

Recetë | Gjellë e lehtë familjare: Pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë — ide për familje Kosovë‑Zvicër

Recetë praktike dhe e shpejtë për familje: pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë, me këshilla për përbërje të ekuilibruar dhe rregulla bazë për higjienën e ushqimit.