5.3 C
Priština
More

    Çfarë shkakton irritimin e fytyrës?

    spot_imgspot_img

    Trajtimi i një fytyre të irrituar është problemi i shumë femrave. Ka shumë faktorë që ndikojnë në irritimin e fytyrës, prandaj arritja e një lëkurë të pastër është objektivi i të gjithëve.

    Cilido qoftë problemi aktual me të cilin po përballet fytytra juaj, nëse jeni në kërkim të lëkurës së pastër, por kjo nuk ndodh pasi keni shumë ‘defekte’, ka shumë mundësi që diçka në rutinën tuaj të përditshme të kontribuojë për këtë.

    Maska po ju shkakton akne

    Nëse keni vënë re më shumë akne në mjekër, në nofullë dhe në faqe kjo vjen si rezultat i maskës. E gjithë djersa, yndyra, bakteret dhe lagështia e bllokuar nën mbulesën e fytyrës tuaj mund të krijojnë terrenin e përsosur të krijimit të shpërthimeve.

    CDC rekomandon të vendosni maska për fytyrën, prandaj merrni parasysh ndërrimin me një maskë me një copë që e bën fytyrën tuaj të marrë frymë lirisht.

    Dhe nëse nuk po lani fytyrën dhe maskën tuaj dy herë pas çdo përdorimi, po bëni gabim. Mos harroni të gjithë atë yndyrë dhe bakteret e bllokuara midis fytyrës dhe maskës tuaj.Ju nuk po lani fytyrën dhe jastëkun sa duhet

    Gjatë ditës, papastërtitë, yndyra dhe make-up grumbullohen në lëkurë. Nëse nuk lani fytyrën para se të flini, të gjitha ato papastërti kalojnë në jastëkun tuaj, i cili do ta kalojë përsëri në fytyrën tuaj. Dermatologu i çertifikuar, Joshua Zeichner, thotë se ekspozimi afatgjatë i lëkurës suaj ndaj këtij lloji të papastërtisë, së bashku me fërkimin e fytyrës me jastëkun, mund të nxisin inflamacion dhe shpërthime të akneve.

    Lani jastëkët çdo disa natë. Dhe nëse nuk e keni bërë ende, përdorni një jastëk saten ose mëndafshi për të zvogëluar fërkimet.

    Mungesa e gjumit

    Dr. Zeichner shpjegon:Gjumi është një kohë pushimi dhe riparimi ku nivelet e kortizolit ulen. Gjumi i pamjaftueshëm do të thotë që trupi ynë është i ekspozuar ndaj niveleve të vazhdueshme të larta të kortizolit, i cili mund të shkaktojë shpërthime. Ngjashëm me atë që ndodh gjatë momenteve stresuese, hormonet që çlirojnë kortizol mund të lidhen në gjëndrat tuaja yndyrore, të cilat i shtojnë ato dhe shkaktojnë puçrra.

    Jeta stresuese po ju shkakton poret e bllokuara

    Stresi shkakton akne dhe aknet ju sjellin më shumë stres. Kur jeni nën presion, lëkura juaj prodhon hormone të stresit, duke përfshirë kortizol, që mund të stimulojë gjëndrat tuaja të yndyrës shpjegon Dr. Downie. Kjo më pas rrit prodhimin tuaj të yndyrës, bllokon poret dhe mund të çojë në akne.

    Ushtrohuni rregullisht, meditoni dhe merrni kohë jashtë orarit tuaj të punës për t’u përqëndruar te vetja juaj.

    Të gjitha këto gjëra do t’ju ndihmojnë të çlironi stresin, në mënyrë që trupi juaj të mos vazhdojë të lëshojë hormone që përpiqen të dëmtojnë lëkurën tuaj.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...