7.5 C
Priština
More

    Çfarë nuk duhet t’i thuani një mikeje që ka humbur njërin prind

    spot_imgspot_img

    Miku juaj më i ngushtë është duke përjetuar një vit të vështirë. Pas disa muajsh kujdesi për babain e sëmurë, ai vdiq ndërsa ajo është krejtësisht e shkatërruar. Nëse po luftoni me atë se çfarë duhet të bëni, thjeshtë jini prezent aty. Kjo është ajo që më së shumti kanë nevojë. Dhe, nëse shqetësoheni se çfarë duhet të thuani, mundohuni të largoheni nga këto 5 gracka.

    1. E di saktësisht se çfarë jeni duke tejkaluar.

    Po, kjo mund të jetë e vërtetë sepse edhe ju ndoshta mund të keni humbur ndonjë anëtar të familjes, por kurrë nuk mund ta dini se çfarë mund të ndjejë ndonjë person tjetër për humbjen e tij. Andaj më mirë është ta ngushëlloni duke i thënë “Më vjen keq për gjithçka që po kaloni”.

    1. Keni nevojë të dilni diku

    Marrja e mikes suaj në ndonjë darkë apo diku për pije, mund të ju duket pikërisht gjëja e duhur për të harruar problemet e saj – veçanërisht nëse ka kaluar disa muaj ose vite duke u kujdesur për prindin e sëmurë. Por, nëse ajo nuk ndihet mirë që të socializohet, mos e detyroni ta bëjë këtë, lëreni ftesën të hapur kur ajo ta ndjejë.

    1. “Nuk di ç’të them”!

    Për fat të mirë, mikja juaj nuk kërkon nga ju që t’i thuani ndonjë fjalë të mirë për të rregulluar gjithçkasigurisht që asgjë nuk mund t’ia sjellë në jetë prindin e humbur, dhe nuk është përgjegjësia juaj që të përpiqeni ta përmbushni atë. Pra, mos u shqetësoni, vetëm dëgjojeni, bëhuni prehje për të dhe ndihmoni kudo që të ndodheni.

    1. “Ai/Ajo është në një vend më të mirë tani”!

    Nëse nuk jeni plotësisht të sigurtë se mikja juaj besimtare beson në botën e amshimit, nuk është mirë të përmendi gjëra të tilla si qielli apo feja. Kjo fjali e juaja nuk mund të trajtojë ndjenjat e saj personale rreth humbjes së personit të dashur. Në vend të kësaj, pranojeni se sa e vështirë duhet të jetë për të dhe ta inkurajojë atë duke ndarë kujtimet për prindin e saj të ndjerë.

    1. “Më lejo të di nëse ke nevojë për ndonjë gjë”

    Është e mrekullueshme që ju t’i ofroni ndihmë e të jeni në dispozicion për të, por kjo mund t’i vë barrën mikës suaj e të ndjehet në siklet për t’ua bërë me dije. Andaj, më mirë është që ju të merrni hapin e ta kontaktoni për gjithçka që i nevoitet.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...