4.4 C
Priština
More

    Çfarë mund të ha që të ndaloj ndjenjën e lodhjes përgjatë tërë ditës?

    spot_imgspot_img

    Nëse nuk mund ta tejkaloni ditën pa bërë një sy gjumë apo dozës së madhe me kafe, ju mund të vuani nga lodhja (fatigue). Faktorë të ndryshëm mund të jenë rrëmbyes të energjisë suaj, të tillë si: magnesia në ushqim, sëmundja, stresi, ngarkesa e punës dhe mungesa e gjumit të mjaftueshëm. Apo edhe ndonjë kombinim toksik i disa prej këtyre shkaqeve të përmendura.

    Mos e lejoni veten të bini pre e këtyre shkaqeve, luftoni lodhjen tuaj me anë të këtyre ushqimeve nxitëse për energji:

    1. Drithëra

    Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Për fat të keq, shumica e njerëzve në ditë të sotit janë fobik ndaj karbohidrateve dhe thjeshtë nuk e marrin parasysh këtë ushqyes thelbësor.

    Karbohidratet komplekse janë burimi kryesor i energjisë së trupit – duke sigururar “karburant” për trurin po edhe për muskujt. Kësisoj, ju nuk mund ta ndezni makinën pa ndihmën e karburantit, kështuqë mos e leni edhe trupin tuaj bosh.

    Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, apo të emërtuar si vitamina të energjisë, të cilat janë thelbësore për shëndrrimin e ushqimit që e konsumoni në energji efektive.

    1. Fasule dhe thjerrëza

    Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati. Për fat të keq, organet tona nuk mund të absorbojnë hekurin nga burimet vegjetariane, poashtu edhe nga burimet e kfshëve. Prandaj, për të rritur absorbimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të absorboni deri në 10 herë më shumë hekurin.

    1. Spinaq

    Popaji kishte të drejtë: spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin. Shkurt e shqip: nëse nuk konsumojmë sasi të mjaftueshme, ndjehemi të lodhur dhe të dobët. 4

    Ekspertët e shëndetësisë shpesh i referohen magnezit si mineral mjeshtër, për shkak të përfshirjes së tij në më se 300 procese jetike, enzimatike në trup. Për fat të keq, magnezi është nga mangësitë më të zakonshme në mbarë botën. Për t`u siguruar se keni konsumuar mjaft, hedh spinaq në lëngje, saladë, gjallë- në çdo gjë!

    1. Portokall

    Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional. Konsumimi i rekomanduar ditor i vitaminës C është të paktën 75mg për femrat dhe 90mg për meshkujt, një portokall i madh përmban 70mg vitaminë C. Mos harroni se gatimi e zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme vitaminën C në përmbajtjen e ushqimit, kështuqë sigurohuni që të hani fruta të papërpunuara dhe perime të freskëta.

    1. Ujë

    Edhe të qenurit pak e dehidruar mund të bëjë të ndiheni e lodhur dhe mërzitshëm. Edhe nëse pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...