Sipas Joan Salge Blake, profesor i ushqimit në Univerzitetin e Bostonit, i cili thekson se asgjë dramatike nuk ndodhë biokimisht. Në vazhdim shihni gjërat që mund të ju ndodhin realisht:
Ju mund të humbni disa kilogramë
Neal Barnard, professor i mjekësisë në Univerzitetin e mjekësisë në Washington, DC – ai themeloi një grup për të promovuar një dietë me bazë bimore për të parandaluar sëmundjet – të gjitha dietat vegjetariane kishin të bëjnë me humbjen e peshës. Zbulimet e tij, të botuara në gazetën e Akademisë së ushqimit dhe dietologjisë, tregojnë se të qenurit vegjetarian ju bëjnë më të freskët, gjë që ndikon në humbjen e peshës. Humbja mesatare e peshës e hulumtuar nga Barnard është: 3.5 kilogram.
Ju mund të fitoni disa bakterie të shëndetshme në zorrë
Trupi juaj ka enzyme digjestive që i mbajnë proteinat edhe në mish edhe në bimë, dhe nuk ndryshon asgjë kur ju të ndaloni së ngrëni mishin, thekson Liz Applegate, PhD, drejtor i ushqimit në Univerzitetin e Kalifornisë, Davis. Megjithatë, thotë ajo, të gjitha karbohidratet e patretshme në burime të proteinave bimore si dhe në ushqime tjera bimore mund të ndryshojnë profiling bacterial në zorrët tuaj. Hulumtuesit besojnë se karbohidratet e reja mund të ndihmojnë në nxitjen e popullimit të të bakterieve të dobishme në zorrë?
Ju mund të mbroni veten nga sëmundjet e zemrës
Shumë studime duke përfshirë më shumë se 76,000 meshkuj dhe femra kanë krahasuar vegjetarianët dhe ato jo-vegjetarianë me mënyrat e tyre të ngjashme të jetesës. Rezultatet tregojnë se vdekja nga sëmundjet ishemike të zemrës (të shkaktuara nga ngushtimi apo mbyllja e arterieve koronare) ishte 24% më e ulët te vegjetarianët se sa te mishngrënësit, ndoshta pjesërisht për shkak të niveleve të ulëta të inflamacionit. Dietat me bazë bimore janë vërtetuar të jenë anti-inflamatore, pohon Emily Bailey, drejtor i stërvitjeve, ushqimit sportiv, çrregullimeve të ngrënies dhe menaxhimin e peshës në St. Louis.
Mund të humbni shijen tuaj, dhe jo vetëm për mishin e kuq
Zinku është një nxitës biokimik, kryen funksione brenda trupit duke përshirë nxitjen e sistemit imunitar. Gjithashtu mineralet dhe mishi i kuq janë të rëndësishme për shijen dhe dëgjimin. Një studim sipas Institutit Biokimik të Shëndetësisë në Japoni zbuloi se mungesa e zinkut është factor që ndikon në humbjen e shijës. Konsumi i fasules, arrave, bishtajoreve dhe drithërave si dhe produktet e qumështit, të gjitha ndikojnë në marrjen apo absorbimin e zinkut. Si rezultat i kësaj, vegjetarianët kanë nevojë të marrin 50% më shumë zink se sa mishngërnësit. Rekomandimi ditor për konsum tek femrat është 8 mg, që dmth ju mund të konsumoni deri në 12 mg.
Muskujt tuaj kanë nevojë për më shumë kohë që të shërohen
Proteina është thelbësore për ndërtimin e muskujve, duke i ruajtur dhe riparuar ato pas stërvitjeve. Rekomandohet marrja e proteinave në formë të lëngshme pasiqë lëngjet përthithen më shpejt në trup se sa ato solide, thekson Bailey. Bëni një përzierje (koktel) me qumësht dhe kokos, qumësht dhe bajame, qumësht soje dhe shtoni karbohidratet në formën e frutave të freskëta, me qëllim të shtimit të energjisë në trupin tuaj pas stërvitjeve.
Kokteli i preferuar i Bailey: ¾ filxhan kos grek, 1 banane, ½ filxhan dredhëza të grira, ½ filxhan boronica të grira, 1 filxhan spinaq, 1 lugë gjelle gjalpë dhe fara liri të përzier në të, 1 filxhan qumësht 1%. Spinaqi i jep një ngjyrë shumë të mirë koktejit, por gjithçka që do të shijoni janë frutat në të.
Keni nevojë për suplemente, por jo edhe aq shumë
Studimet sugjerojnë se vegjetarianët kanë tendencë për të marrë të njejtën sasi të hekurit ashtu si mishngrënësit. Ato gjithashtu marrin calcium, madje edhe vitamin B12, e cila është thelbësore për funksionimin e duhur nervor. Por, nëse shqetësoheni në lidhje me ndonjë prej këtyre ushqyesve, duke përfshirë edhe zinkun, ju mund të shtoni edhe ndonjë suplement./kosovarja.ch/