Çfarë e freskon më shumë trupin në netët e nxehta

spot_imgspot_img

Ndërsa preferon ujin e nxehtë apo të ftohtë, mëso se si rutina e të bërit dush mund të ndikojë në shëndetin tënd. Pasi ta kesh lexuar, mund të mendosh cila është mënyra ideale.Ata që pëlqejnë ujin e nxehtë

Uji i nxehtë ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi muskuj, i çliron dhe i lehtëson ata. Nëse ke dhimbje koke gjatë një dite të lodhshme, aq më mirë. Lëre ujin e ngrohtë të bjerë mbi trup si një minimasazh mbi shpatulla, qafë dhe në shpinë.

Studimet e fundit kanë treguar se dushi i nxehtë mund mund të të largojë edhe gjendjen e ankthit, kështu që kushdo që ka një punë stresuese, këshilla më e mirë është një dush i nxehtë në mbrëmje, pavarësisht se temperaturat jashtë mund të jenë të larta.

Po ashtu, dushi i nxehtë largon edhe simptomat e etheve në rastet e virozave të ndryshme që kalon trupi gjatë kësaj periudhe Covid-i.

Ata që pëlqejnë ujin e ftohtë

Dushi me ujë të ftohtë — aq sa i besueshëm është për këtë periudhë — është po kaq i shëndetshëm për trupin. Ta lësh veten nën ujë të ftohtë, qoftë edhe për 5 minuta, mund të ndihmojë trupin “të shkundet” dhe të zgjohet.

Kjo mënyrë do të ndryshojë temperaturën e trupit për pak, por në të njëjtën kohë të zhduk edhe lodhjen si me dorë.

Dushi me ujë të ftohtë, të paktën për tri minuta një herë apo dy herë në ditë është i rekomanduar nga studiuesit si një kurë kundër depresionit. Por sigurohu që më parë të kesh bërë një kontroll te doktori.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.