Çfarë duhet të dini për kolesterolin?

spot_imgspot_img

Kolesteroli është bërë një fjalë e frikshme për shkak të reklamacionit negativ të mediave për të. Mirëpo a i dalloni faktet nga mitet?

Më poshtë janë disa gjëra që duhet t`i dini për kolesterolin:

  1. Niveli i lartë i kolesterolit nuk barazohet gjithmonë me sëmundjet e zemrës

Kolesteroli i lartë është vetëm një nga faktorët që përcakton nëse do të keni sëmundje të zemrës. Gjenetika e përcakton nëse sëmundja do të mbindërtohet në kanalet e zemrës apo do të zhvillohet në zëmundje të zemrës. Gjinia, dieta, mosha dhe shëndeti i përgjithshëm janë faktorë të rëndësishëm që duhet konsideruar.

Prandaj rekomandohet të testoheni çdo 5 vite që të jeni të sigurtë. 

  1. Kolesteroli është i rëndësishëm për shëndetin e mirë

Kolesteroli është i rëndësishëm për funksionimin e qelizave dhe përbën çdo qelizë në trupin tuaj. Ndihmon në krijim e të gjithave, nga membranat deri tek hormonet.

Përderisa nivelet e juaja të kolesterolit janë brenda kufijve normalë, nuk keni pse shqetësoheni. Gjithmonë mbajeni mend se media dhe mjekët ju paralajmërojnë për nivelin e “lartë” të kolesterolit.

  1. Nivelet e kolesterolit rriten me moshën

Kolesteroli rritet natyrshëm me plakjen tuaj, posaqërisht tek femrat. Shkencëtarët këtë gjë i përshkruajnë mungesës së estrogjenit, pasiqë femrat në të 70` dhe 80` kanë nivele më të alrta të kolesterolit se meshkujt.

  1. Kolesteroli i lartë mund të jetë tregues i problemeve tjera shëndetësore

Niveli i lartë i kolesterolit mund të jetë tregue i problemeve tjera shëndetësore. Sidoqoftë, nëse keni kolesterol të lartë mos filloni menjëherë me dietë. Niveli i lartë i kolesterolit është për ndonjë arsye dhe mund të ketë të bëjë me ndonjë inflamacion brend trupit tuaj. Duhet të konsultoheni me mjekun!

  1. Agjërimi mund të mos jetë i nevojshëm para se të kontrolloni nivelet e kolesterolit

Disa ekspertë tregojnë se privimi nga ushqimi para testimeve të niveleve të kolesterolit do të japë paraqitje të rrejshme të shëndetit tuaj. Megjithatë, të tjerët thonë se është më mirë të agjëroni para takimit me mjekun ngaqë vakti juaj mund të ndikojë tek numrat.

është mirë të konsultoheni me mjekun nëse mund apo nuk mund të hani. 

  1. Ushqimet pa kolesterol e rrisin nivelin tuaj të kolesterolit

Mjekët thonë se kjo është ideja më e gabuar mes pacientëve. Trans yndyra, yndyrat djathore dhe ato të ngopura shëndrrohen në kolesterol pasi të hyjnë në trup. Andaj, nëse një produkt ul nivelet e tija të kolesterolit duke rritur yndyrërat, prap nuk është i mirë për ju./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.