Çfarë duhet të bëni nëse keni marramendje gjatë shtatzënisë

spot_imgspot_img

Është krejtësisht normale të keni marramendje në fillim të shtatzënisë dhe mund të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim.

Çfarë mund të bëni kur keni marramendje?

1. Uluni dhe qetësohuni që të mos rrëzoheni. Nëse keni mundësi, vendosni kokën midis gjunjëve. Sa herë që uleni dhe ngriheni, bëjeni ngadalë.

2. Nëse keni mundësi të shtriheni, shtrihuni gjithmonë në anën tuaj të majtë. Kjo rrit sasinë e gjakut në trurin tuaj, kështu që menjëherë do të ndiheni më mirë.

3. Hani një diç mes vakteve, pini lëng frutash ose ujë për të rritur nivelin tuaj të energjisë.

4. Nëse rrobat tuaja janë të ngushta, sigurohuni që t’i zbërtheni ose, nëse mundeni, hiqni ato.

5. Nëse jeni në një hapësirë të mbushur me njerëz ose me zagushi, shkoni ngadalë në një vend ku ka më shumë ajër dhe ku ka më pak njerëz.

Si të parandaloni marramendjen në shtatzëni?

1. Asnjëherë mos u ngrihuni ose uluni befas.

2. Mos u shtrini në shpinë ose në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.

3. Hani vakte të rregullta në intervale më të shkurtra, në mënyrë që sheqeri të mos ju bjerë. Shmangni
boshllëqet e mëdha midis vakteve.

4. Shmangni banjat e nxehta, sepse mund ta mbinxehin trupin.

5. Ushtrohuni lehtë. Kjo mund të çojë në marramendje.

6. Pini mjaftueshëm ujë që të mos dehidratoheni.

7. Merrni mjaftueshëm hekur.

Kur duhet të vizitoni një mjek?

Nëse marramendja është shumë e shpeshtë dhe shoqërohet me turbullim të shikimit, dhimbje gjoksi, gulçim, gjakderdhje vagjinale, është e rëndësishme të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.