Ç’duhet të bëni nëse keni dyshime se partnerja po shtiret në shtrat

spot_imgspot_img

Kuptoni që mund të mos ketë lidhje me ju!Është e mundur që dikush të kënaqet në shtrat pa kaluar në orgazëm. Gratë zakonisht shtiren sepse duan t’ju bindin ju se po e shijojnë atë që po i bëni, por ja që jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimeve tona. Shpesh shqetësohemi se nëse nuk kalojmë në orgazëm do t’ju lëndojmë, kur në fakt ka miliona arsye pse një gruaje mund t’i ndodhë kjo dhe nuk ka të bëjë fare me performancën tuaj.

Mbase është e nervozuar sepse lidhja juaj është e re, ose mund të jetë duke marrë kontraceptivë apo antidepresantë që ndikojnë tek libido. Nga ana tjetër mund të jetë edhe diçka serioze, mund të mos kalojë në orgazëm si pasojë e traumave të mëparshme seksuale, stresi në punë ndikon dhe lodhja po ashtu. Të gjitha këto arsye janë të mjaftueshme për të vrarë humorin në moment dhe ndonjëherë është më e thjeshtë të shtiresh se të flasësh për këtë.

Mëso si të flasësh për këtë

Duke inkurajuar partneren me agresivitet që të mos shtiret, është njësoj si partnerja t’ju inkurajojë ju të keni ereksion, thjesht shtoni më shumë tension. Në vend të kësaj mund të kësaj mund t’i drejtoheni butësisht dhe t’i bëni me dije se gjëja më e rëndësishme për ju është që ajo të kënaqet. Pastaj mund të përdorni dhe një vibrator, sa për t’i bërë gjërat më emocionuese për të.

Gratë nuk janë të ndërlikuara, shumë njerëz thjesht nuk e vrasin mendjen të pyesin se për çfarë po mendojnë. Thuajini që ju intereson ajo dhe jo vetëm orgazma e saj. Me siguri do të ndihet më e relaksuar nëse kupton se ju nuk prisni që të vijë çdoherë. Bëjani të qartë që kryesore është që ajo të ndihet mirë dhe rehat. Nëse s’ka presion dhe ofroheni të flisni hapur për këtë, gradualisht edhe ajo do të hapet me ju.

Ose..bëni diçka edhe më interesante

Angazhohuni më shumë në paralojë. Edhe nëse arsyeja pse ajo nuk po vjen, s’ka lidhje me performancën tuaj në shtrat, nuk bëni keq asnjëherë të uleni pak më poshtë. Flisni pistë dhe pyeteni për dëshirat e saj të çuditshme. Çdo gjë do të shkojë mirë, por mbani mend, është e rëndësishme që ajo të kënaqet, njësoj si ju.

Burimi: Cosmopolitan

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Argëtuese: mbrëmje krijuese familjare me aktivitete dhe burime të verifikueshme nga tradita lokale

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje krijuese familjare: tregime, lojëra pa ekrane, vëzhgim i Hënës dhe punë dore me materiale tradicionale, me këshilla për verifikim të burimeve lokale.

Dhoma-e-fjetjes | dekor sezonal me ripërdorim: galeri muri dhe drita varëse DIY me materiale të ricikluara

Udhëzime praktike për të krijuar një galeri muri dhe drita varëse me materiale të ricikluara në dhomën e fjetjes, duke prioritarizuar sigurinë kimike dhe elektrike.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshte për kombinime me rrobat që tashmë zotëroni — stil praktik për çdo ditë

Si t’i ruani flokët dhe t’i bashkoni me rrobat që tashmë keni në vjeshtë: këshilla praktike të bazuara në kujdesin dermatologjik për të parandaluar dëmtimet dhe për t’u dukur mirë çdo ditë.

Intervistë: Nga koncepti te prezantimi — hapat që ndjek një krijuese për të zhvilluar projektin krijues

Një udhëzues praktik për hapat që ndjek një krijuese nga ideja fillestare deri te prezantimi publik, me fokus në hulumtim, planifikim, prototipim, bashkëpunim dhe dokumentim.