Çantat kualitative më së shpeshti bëhen nga lëkura ose nga ndonjë material tjetër që nuk mund të pastrohet në rrobalarëse. Për këtë, shumë dama kanë mundim që të largojnë papastërtinë dhe erën e keqe nga aksesorët e tyre të preferuar.

Është e njohur që çantat e femrave janë një „thes“ ku mund të gjesh gjithçka, prej grimit dhe gjërave për higjienë personale, barëra, lapsa, notesë dhe dokumenta, e deri tek sanduiçët, çamçakizët dhe gjërave tjera ushqimore. Kur në çantën tuaj përzihen llojlloj grimcas, copëzash dhe erës së çantës me tymin e duhanit në ndonjë klub nate, ajo mund të bëhet shumë e pakëndshme për hundën e secilit. si të zgjidhni këtë problem?

Pjesën e jashtme të çantës pastrojeni me ujë dhe uthull

Në pastrimin e çantës së lëkurës, aleati më i mirë është lecka e lagur. Mjafton që pjesën e jashtme ta fshini me një leckë të lëgur, dhe pastaj me të thatë. Lecka nuk guxon që të jetë shumë e lagur, sepse do të shkatërrojë lëkurën e çantës.
Përveç kësaj, në largimin e papastërtisë, bakterieve dhe neutralizimin e erës, ndihmon përzierja e uthullës dhe ujit në raportin 1:1 (100 ml ujë, 100 ml uthull). Çantën duhet pastruar me leckë të lagur dhe pastaj të kaloni me leckë të thatë, me qëllim që të thithë lagështinë e tepërt.

Kafeja dhe soda bikarboni largojnë erën e keqe

Soda bikardona dhe kokrrat e kafesë ndihmojnë në largimin e erërave të padëshiruara të cilat kanë „hyrë“ në çantë. Rekomandohet që kokkrat e kafesë ose soda bikardona të futen në një çorape të pastër dhe të lihen në çantë së paku dy ditë, derisa nuk e thithin tërë erën e keqe.

Ngjashëm reagon edhe qymyri aktiv, i cili përdoret në pastrimin e ujit dhe shërimin e problemeve me zorrë. Mjafton që vetëm ta mbështillni me një gazë dhe ta leni në çantë derisa nuk e tërheq plotësisht erën e keqe.

Ndihmojnë edhe qeskat me lavandë, të cilat përdoren si freskues ajri për ormanë, por edhe si zbutës rrobash në formë të pecetave të lagura.

NGRIRËSI I FRIGORIFERIT ËSHTË SHPËTIM

Tek erërat e pakëndshme ndihmon edhe frigoriferi, mirëpo këtë truk më së miri e bëni me çantat nga leshi apo materiali i qepur. Çantën duhet ta fusni në një qese plastike dhe ta mbyllni në atë mënyrë që të parandalojë hyrjen e lagështisë, e pastaj lihet në frigorifer për disa orë. Temperaturat e ulëta do të mbysin bakteriet, e me këtë edhe vetë erën e keqe.

kosovarja.ch