Këtë momentin e kemi projektuar të paktën 10 herë në mendjen dhe diskutuar miliona herë të tjera me gocat në biseda WhatsApp-i. Gjithçka më poshtë, nëse ndodh na rrëzon çdo pritshmëri, prandaj mos i bëni!
Vetëm sepse gjuha është muskuli më i fortë në trupin tuaj, nuk do të thotë që duhet të tentosh ta fusësh në gojën krejt nga hiçi. Është e shpifur, e paedukatë dhe më bën të mendoj se do të kalosh menjëherë në seks pa pikën e paralojës.
Lënia e gjuhës në gojë si një peshk i ngordhur
Ky është një nga ato proceset e ndërmjetme kur ke mjaftueshëm siguri për t’i çuar gjërat deri në këtë pikë, po jo dhe aq siguri për ta lëvizur gjuhën e për të bërë diçka.
Jo, jo dhe jo! Një e vetme dhe aksidentale, mund edhe të falet në një moment pasioni, por kaq.
Përdorimi i gjuhës në drejtim të paditur
Ti e di që duhet të bësh diçka, por duke mos pasur asnjë ide se çfarë është kjo diçkaja, fillon ta lëvizësh gjuhën pa asnjë drejtim apo qëllim të caktuar.
Mbajtja e buzëve të kyçura
Kjo do më bëjë të mendoj për disa alternativa të mundshme. 1. Çamçakëzi që po përtyp nuk është mjaftueshëm i fortë për të mbuluar aromën e sallatës me qepë që hëngra para nja dy orësh. 2. Unë puth kaq keq sa ti po mundohesh të mbrosh veten nga unë. 3. Ti po mendon që në gojën time jeton ndonjë krijesë e frikshme që do të të futet në gojë sapo ta hapësh buzët.
Gllabërimi i gojës
Të mbulosh tërësisht gojën time me gojën tënde nuk është aspak seksi, është e shpifur. Dhe mos u habit fare nëse do të fshij buzët pasi të më jesh shqitur.
Kafshimi i buzës dhe tërheqja e saj deri në lagjen tjetër
Sidomos në paralojë, kafshimet e vogla janë vërtet eksituese. Theksojmë ‘të vogla’, sepse nëse do ta tërheqësh aq shumë, mund të përfundojë në incident të dhimbshëm.
Burimi: Cosmopolitan