10.8 C
Priština
More

    Barëra natyrale për menopauzë më të lehtë

    spot_imgspot_img

    Menopauza bartë edhe shumë pakënaqësi, por të gjithë ato simptoma mundë t’i zbutni me disa bimë interesante.

    Sulme të nxehtit, djersitje natën, menstruacion jo i rregullt, ndryshime të disponimit, lodhje, humbja e dëshirës seksuale … E tëra kjo ndodhë për shkak të çrregullimit të hormoneve. Gruaja hyn në fazë të re, e cila zgjatë prej moshës 45 apo 55 – vjeç (në shumë raste edhe më herët), e deri në të 60-tat. Kur paraqiten disa nga simptomat e cekura , duhet ndryshuar mënyrën e jetesës, të kalohet në ushtrime sikurse joga dhe balansimin e ushqimit. Konsumoni ushqim të pasur me fitoestrogjene (estrogjene bimore), ndër të cilët janë: soja, farat e lirit, hudhra, fasule, susami, gruri, elbi, farat e kungullit, tranguj, misri, molla, karrota, arra, bajame, boronica, manaferra, qershi, rrush serezi, vaj ulliri, papaja, … Me rëndësi është të theksohet se disa studime kanë treguar se simptomat e menopauzës mundë të zbuten në masë të konsiderueshme nëse çdo ditë konsumoni nga 60 gram proteine të sojës (mundë të jetë një filxhan qumësht soje apo 1/3 e filxhanit miell soje). Mundë të merrni edhe 30 gram fara të lirit.

    Ëngjëllusha kineze (angelica sinensis) është bimë të cilën e llogarisin njërën nga më të rëndësishmet për zgjidhjen e problemeve të sistemit urogjenital të femrave ajo në organizëm sillet si tonik anabolik, i cili përmirëson qarkullimin e gjakut. Mundë të ndikojë pozitivisht në qetësimin e shtrëngimeve, zvogëlimin e sulmit të nxehtit, forcon muskujt e mitrës. Besohet se, madje, mundë ta eliminojë Escherichia coli.

    Zhardhoku i egër (Dioscorea villosa)

    Është bimë e Amerikës Jugore, e cila përdoret nga lashtësia. Rrënja e saj përdoret për rregullimin e gjendjes hormonale natyrore në organizmin e gruas. Propozohet përdorimi i xhelit të zhardhokut të egër. Duhet të fërkoni fytyrën, gjoksin, shpindën, kofshët dy herë në ditë për 23 ditët e ardhshme (ku pason pushimi prej pesë ditësh). Në shitje ekzistojnë çajëra dhe kapsula.

    Vitex apo kërpi (vitex agnus castus) mundë të ndihmojë me të madhe te problemet me sulm të nxehtit. Hulumtimet kanë treguar se kjo bimë ka ndikim pozitiv në sistemin hormonal te gratë. Madje përdoret te zbutja e simptomave të PMS – së (Premenstrual syndrome) dhe dhimbjeve në gjoks.

    Natyrisht para përdorimit të këtyre bimëve, këshillohuni me mjekun, kurse produktet bleni në shitore të kontrolluara, çertifikuara./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...