Aurela Gaçe më shumë sport sfidon moshën

spot_imgspot_img

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Aurela Gaçe ka treguar edhe njëherë përkushtimin që ka ajo ndaj sportit dhe stërvitjes në mënyrë të rregullt.

Me anë të disa videove në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Gaçe ka pohuar së fundmi se si ka arritur të gjejë një balancë tek gjërat që do, ushqimet që dëshiron të konsumojë dhe stërvitjen e rregullt.

“Një nga pasionet që më bën të ndihem mirë. Aktiviteti të vesh me buzëqeshje e me energji pozitive. Kam gjetur një balancë mes asaj që dua. Kam kuptuar se duke kufizuar veten lodhesha psikologjikisht. Për vite me radhë e bëra, por nuk do të kthehem më atje. Tani nëse më hahet thjesht vazhdoj jetën pa e kufizuar asnjë dëshirë që kam për ushqimet. Ama aktiviteti fizik tek unë është kthyer në ‘ushqim për mendjen e shpirtin’”, ka shkruar Aurela krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se shembuj si Aurela të cilët kanë zgjedhur të kujdesen për veten duke u marrë me aktivitet sportiv rregullisht, kanë frymëzuar dhe shumë persona të tjerë që kanë vendosur të kryejnë të njëjtën mënyrë jetese në të mirë të shëndetit të tyre.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.