Arsyet pse nuk duhet të kosumohet kafeja gjatë shtatzanisë

spot_imgspot_img

Kafja gjatë shtatzanisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar i bazuar mbi statistika. Sipas OBSH, konsumi i kafes gjatë pritjes së fëmijës lejohet, por në mënyrë të moderuar, duke vënë edhe një limit prej 200 mlg në 24 orë, pra 3 filxhanë ekspres.Por, sipas analizave të fundit rezulton se nuk ekziston një nivel i duhur minimal i kafeinës që të jetë i sigurt, për të çuar deri në fund një shtatzani të shëndetshme dhe të evitohen abortet spontane dhe komplikime të tjera.

Për të arritur në këtë konkluzion grupi i Universitetit të Reykjavik, ka analizuar më shumë së 1200 studime mbi efektet e kafeinës në gratë shtatzëna.

Dhe në bazë të tyre është dalluar qartë me statistika, se konsumi i kafes është i lidhur shpeshherë me pasoja negative në shtatzani.

Kjo ndodh pasi kafeina arrin të depërtojë placentën, duke arritur tek fetusi, që nuk i ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar. Studimi ka hapur një debat të ri mbi këtë çështje dhe sipas ekspertëve duhen rishikuar të gjitha protokollet mjekësore të shtatzanisë në  Mbretërinë e Bashkuar, Evropë e SHBA.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri pa zhurmë: zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet ndodhin te të gjithë. Mëso si t’i kthesh në dialog të qetë me hapa të thjeshtë: përgatitje, dëgjim aktiv dhe rregulla të buta.

Ushtrime të shkurtra për gratë

Një plan 5–10 minutësh për lëvizje dhe pushim që përshtatet me ditët e zëna të grave: siguri, qëndrim i mirë, elasticitet dhe rikuperim i mençur.

Nëna dhe adoleshenca: mbështetje për provime

Provimet sjellin stres, por me rutinë të thjeshtë, dialog të qetë dhe kujdes bazë, mund ta mbështesësh adoleshentin tënd me besim.

Materiale dhe shtresa për motin ndryshueshëm

Shtreso zgjuar për motin që ndryshon nga mëngjesi në darkë: materiale praktike, kombinime Kosovë–Zvicër dhe ide familjare, në stilin e thjeshtë të Kosovarja.