Arsyeja përse duhet ta nisni ditën me ujë dhe limon

spot_imgspot_img

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.

Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet.

Për këtë arsye Living ju risjell në vëmendje një ndër pijet më të mira dhe më dobiprurëse për organizmin, sidomos në këto ditë vere ku trupi ka nevojë për më shumë hidratim.

Lehtëson tretjen

Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e tretjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

Pastron organizmin

Mënyra më e mirë për të eliminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

Rritë veprimin e sistemit imunitar

Limoni është i pasur me acid askorbik (vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.

Rivendos ekuilibrin e niveleve të pH-it

Edhe pse limoni ka përmbajtje acide, ai shndërrohet në alkalin duke rivendosur ekuilibrin e niveleve të pH-it në trup duke eliminuar aciditetin e tepërt të tij.

Pastron lëkurën

Vitamina C dhe acidi citrik i limonit janë ndër aleatët e bukurisë të pazëvendësueshëm për çdo femër. Ju mund ta përdorni limonin duke bërë scrub, maskë kundër pikave të zeza, njollave kafe në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të tij.

Ndihmon të bini nga pesha

Antioksidantët, vitamina C dhe acidi citrik të kombinuar me xhinxher ose kanellë detokisifikojnë trupin dhe shkrijnë dhjamin në zonën rreth barkut. njollave kafe në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të tij.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e lehtë me përbërës vendorë — recetë praktike për drekë

Recetë e thjeshtë për një supë familjare me përbërës vendorë, e balancuar dhe e sigurtë për t’u përgatitur shpejt për drekë.

Shëndeti i grave — sinjale të përgjithshme dhe kufizimet kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore

Njihni sinjalet e përgjithshme të shëndetit te gratë dhe kufizimet e vetëkujdesit. Udhëzime praktike për parandalim, kur të konsultoheni me profesionistë dhe kur trajtimi i menjëhershëm është i nevojshëm.

Horoskop argëtues ditor për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (5 shtator 2026)

Horoskop argëtues për 5 shtator 2026: parashikime të lehta për dashurinë, punën dhe mirëqenien për të gjitha 12 shenjat. Lexoni për të marrë një buzëqeshje dhe një këshillë të shkurtër për ditën.

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.