Arsyeja e vërtetë pse disa njerëz qajnë më lehtë se të tjerët

Jo, kjo nuk nënkupton se jeni “shumë të ndjeshme”.

Për disa persona, qarja nuk është një dukuri e rrallë. Lotët mund të ju rrjedhin pa asnjë arsye të caktuar, dhe edhepse njerëzit mund të akuzojnë për të qenë shumë të ndjeshëm, ekspertët thonë se mund të jetë një arsye aktuale shkencore pse ju mbyteni në lot më shumë se miqtë tuaj.

Nuk ka një arsye përfundimtare se pse disa persona qajnë më shumë se të tjerët, por ekspertët tregojnë një sërë faktorësh duke përfshirë gjininë si dhe nëse një person mund të ketë përjetuar truma në të kaluarën e tyre. Meshkujt janë të predispozuar të shmangin qarjen sepse kjo mund të ndërhyjë në mënyrën se si moshatarët i perceptojnë ata.

Dhe, përderisa disa femra janë më të ndjeshme dhe më të prirur për qarje dhe lotsjellje, faktorët tjerë që mund të jenë në lojë përfshijnë pilulat contraceptive dhe luhatjet hormonale që mund të ndodhin rreth menopauzës.

Sigursht nuk është ndonjë befasi pse ju qahet në ambientin e punës dhe nuk keni fjetur sa duhet, që gjithashtu mund të luaj rol se pse kanalet tuaja lotsjellëse janë të ngarkuara. Zgjidhja? Sigurohuni që të bëni 8 orë gjumë natën dhe përpiquni për ndjonjë meditim apo joga që të ulni nivelin e stresit.

Por, edhe nëse përfundoni duke qarë shpesh, mos u shqetësoni. Sipas artikullit Health.com thuhet se:”studimet e fundit kanë gjetur se qarja mund të ketë efekt qetësues, dhe ngritje të humorit më pas”.

Nëse qarja bëhet problem i vazhdueshëm, bisedoni me mjekun tuaj, pasi kjo mund të jetë shenjë e depresionit.

kosovarja.ch