Aromat vaginale për të cilat duhet të shqetësoheni

spot_imgspot_img

Është shumë e natyrshme që zonat tuaja intime të kenë njëfarë lloj arome të caktuar, thuhet sipas Jennifer Wider. Por, nëse mbani erë të caktuar “aty poshtë” si pasojë e aktiviteteve tuaja të përditshme dhe mënyrës së ushqyerjes, atëherë aroma vaginale mund të jetë gjithashtu një tregues për infeksione serioze. Dr. Wider thekson se duhet të mbani në kontroll dhe të dalloni llojet e aromave që paraqiten aty poshtë si dhe të bëni diferencën midis aromave krejtësisht normale dhe atyre jo në rregull.

  1. Aromë myku

Një vaginë e shëndetshme zakonisht përmban aromë të caktuar, mirëpor aroma mund të ndryshojë nga dita në ditë në varësi të asaj se sa aktiv jeni. Pas një angazhimi të madh intenziv, ju mund të keni aromë të fortë erë myku përreth gjëndrrës së djersës – e cila është 100% normale.

  1. Aromë peshku

Nëse vagina juaj përmban aromë të forte e të ndyrë, kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni. Për shembull, vaginoza bakteriale shkaktohet nga rritja e jashtzakonshme e bakterieve dhe prishjes së balansit të pH-së së vaginës, duke shkaktuar rritje të rrjedhjes së bardhë me aromë të fortë peshku e cila rritet pas marrëdhënieve seksuale. Nëse keni aromë të fortë me shkarkesë të gjelbërt kjo është tregues tipik për Trichomoniasis, një sëmundje ngjitëse seksuale. Pra, nëse thjeshtë mendoni se nuk mbani aromë të mirë, drejtohuni tek mjeku juaj.

  1. Aromë klori

Vagina juaj mund të ndryshojë aromën në varësi të lubrifikantëve që përdorni gjatë seksit apo nëse përdorni prezervativ. Zakonisht, femrat e përshkruajnë si aromë klori apo zbardhuesi, dhe nuk ka për tu shqetësuar asgjë rreth kësaj.

  1. Aromë maja (tharrmi i bukës)

Nëse zakonisht keni sasi të vogël të maja-së në vaginën tuaj, infeksionet maja ndodhin kur ka një rritje të jashtzakonshme. Do të vëreni se po ndodhë diçka nëse ju paraqitet shkarkesë e bardhë e zbehtë në formë djathi.

  1. Aromë metali

Nëse vëreni se vazhdimisht keni erë pak a shumë si aroma e gjakut, gjatë kohës së caktuar të muajit, nuk keni nevojë për tu alarmuar. Gjatë kohës së menstruacioneve, gjaku mund të përzihet me gjendjen natyrore të vaginës së shëndetshme dhe të lëshojë një aromë të ndryshme – por krejtësisht normale.

  1. Aromë e ëmbël

Çfarëdo lloj ushqimi që hani, mund ta ndryshojë aromën e vaginës suaj. frutat agrume si Portokalli, ananasi dhe grejpfruti njihen për ëmbëlsinë e aromës dhe shijes së lëngjeve vaginale. Nga ana tjetër, qepa, hudhra, brokoli, asparagus mund të shkaktojnë aromë dhe shije të pakëndshme./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet në tryezë: lexim argëtues ditor për 12 shenjat (dashuri, punë, mirëqenie)

Një lexim i lehtë dhe argëtues ditor për 12 shenjat: shikime të përgjithshme në dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo me buzëqeshje dhe merr vetëm atë që të përshtatet.

Si të zgjidhni një film për mbrëmjen familjare

Kriteret praktike për të zgjedhur një film familjar sipas moshës, përmbajtjes, tonalitetit dhe nevojave të fëmijëve.

Si të përdorni me kujdes produktet e pastrimit në shtëpi kur keni kafshë shtëpiake

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për të reduktuar rreziqet nga produktet e pastrimit kur në shtëpi jetojnë kafshë shtëpiake: blerje, ruajtje, përdorim dhe veprimet e para në rast ekspozimi.

Thonj të shëndetshëm dhe lëkurë e kujdesshme: udhëzime për përdorimin e SPF pa irritim

Udhëzime praktike për të përdorur SPF në mënyrë që të mbrohet lëkura përreth thonjve pa shkaktuar irritim: çfarë formulash të kërkoni, si t’i aplikoni dhe ç’të bëni pas ekspozimit në diell ose pishinë.