5 momente “të vogla” në çift që kanë në të vërtetë rëndësi të madhe

spot_imgspot_img

Ekzistojnë disa pika të qarta në një lidhje që tregojnë se gjërat janë duke shkuar seriozisht. Po ju paraqesim 5 momente të vogla në një marrëdhënie që nëse i injoroni ju mund ti humbisni ato.

Të jesh rehat me heshtje. Fundjavën e kaluar, unë dhe i dashuri im, Blake, ecëm rreth tetë blloqe pa folur mes vete. Zbulova se ekzistojnë tri lloje kryesore të heshtjes në një lidhje: lloji që vjen pas një zënke të madhe, lloji që është si rezultat i përvetësimit nga telefoni apo ndonjë zbavitje tjetër, dhe lloji tjetër që ndodhë kur jeni duke shijuar diçka së bashku pa ndjenja sikur heshtja që e bën të vështirë. Kjo e fundit është e artë.

Të kalosh natën pa kryer marrëdhënie seksuale. Sigurisht që hera e parë që keni marrëdhënie seksuale është diçka e madhe. Marrëdhënia lëvizë në llojin e të qenurit bashkë në shtrat por duke mos u angazhuar në diçka më tepër, vetëm duke fjetur bashkë. Kjo edhe më shumë e përforcon lidhjen. Kjo është po aq emocionuese sikur një séance e mirë ndërmjet faqeve.

Të sakrifikoni kfshatën e fundit të gojës. Ekzistojnë raste kur ju pëlqeni shumë ndonjë lloj të ushqimit, keni preference dhe ndoshta nuk do ta kishit ndarë me askënd. Por, nëse me të vërtetë mendoni të sakrifikoni kafshatën e fundit të ndonjë lloj ushqimi të preferuar, kjo tregon shumë për lidhjen tuaj dhe afërsinë që keni për njëri-tjetrin.

Të keni takime të paplanifikuara. Në fillim të një lidhje, gjithkush është në sjelljen më të mirë të takimeve. Gjithçka planifikohet nga më herët, bëjnë plane të ndryshme për të kaluar kohën së bashku. Por, nganjëherë është mirë të bëni takime të paplanifikuara, të kaloni kohën pa asnjë plan të caktuar.

Të zbuloni diçka rreth vehtes. Nuk po them ndonjë sekret të thellë apo intensifikues, por diçka që ju zbulon më shumë rreth vetes se kush jeni. Ndoshta ndonjë lloj bisede të fshehtë me qenin tuaj sikur të ishte qënie njerëzore, apo të vallëzoni me Beyonce çdo natë para se të bini në shtrat. Çfarëdo qoftë ajo, ka gjëra që zbulojnë shumë nga personaliteti juaj, andaj shprehni ato dhe bëhuni më të dashur.

Cilat janë momentet tuaja më të vogla e që kanë rëndësi shumë?/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.