5.1 C
Priština
More

    Argjilë – balta e cila trajton

    spot_imgspot_img

    Argjila ka një fuqi të shquar të rigjenerimit, është klasifikuar në mënyrën më efektive për pastrimin e organizmit për absorbimin (thihjen) dhe largimin e toksinave.

    Komponenti i saj organik është veçanërisht i rëndësishëm për lidhjen e substancave aktive dhe transferimin e tyre në shtresat e thella të membranes, florës të zorrëve apo membranën e enëve të gjakut dhe kapilarët.

    Argjila (balta) me shekuj është përdorur për përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të njeriut dhe trajtimin e kafshëve dhe bimëve. Ajo lehtë absorbon dhe shumë butë ka efekt në trup. Ndihmon në ndryshime të lëkurave të ndryshme.

    Përmirëson florën e zorrëve dhe në këtë mënyrë mundëson absorbimin më të mirë të ushqimit. Argjila mund të zvogëlojë, dhe madje edhe i eliminon disa alergji në ushqime. Është e mirë për helmimin me ushqim, zvogëlon infeksione virusale, grip të stomakut, kurse parazitëve të zorrëve u pengon riprodhimin.

    Argjila është në gjendje për të kuruar pothuajse të gjitha çrregullimet e tretjes. Në sajë të fuqisë energjetike të madhe dhe përqindjes të lartë të mineraleve dhe elementëve oligo, me përdorimin e saj përmirësohet imuniteti i trupit. Argjila thith, kanalizonë, dhe pastaj eliminon papastërtitë nga indet, gjakut dhe limfës.

    Aq shumë e pastron organizmin sa që e largon erën e pakëndshme të djersës. Ajo ka një fuqi të pabesueshme për rigjenerimin e qelizave, indeve dhe organeve, sepse i furnizon me energji vitale. Ndihmon në shërimin e plagëve, thotë, „Zëri i publikut“.

    Ajo përdoret tek shumë sëmundje, veçanërisht në arteriosklerozë, anemi, sëmundjet respiratore, infeksionet nga bakteret të ndryshme, sëmundjet e zorrëve, helmimit, acidit të tepërt në lukth, tek ciklusi (menstruacionet) e dhimbshme, ndryshimet e lëkurës dhe ramjes së flokëve. Efekti toksik nga balta nuk është regjistruar.

    Është ideale si një maskë për fytyrë apo paketim për flokë të kombinuar me vaj ulliri, bajameve dhe vajrave të grurit embrion. Si dush ka një efekt shumë të dobishëm në organizëm të tërë, relakson, redukton lodhjen dhe stresin, dhe lëkura bëhet e qetë, e butë dhe elastike. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...