12.7 C
Priština
More

    Amniocenteza – krejt çfarë keni dashur të dini për të

    spot_imgspot_img

    Amniocenteza është test që bëhet gjatë shtatzënisë dhe përmes së cilit në faza tepër të hershme mësojmë shumëcka lidhur me rritjen dhe zhvillimin e frytit. Sot po ju zbulojmë gjithcka që keni dashur të dini për këtë test.

    Gjatë shtatzënisë fetusi është i rrethuar me lëngun amniotik, i cili është uji që i mban të gjalla qelizat e lëkurës së fetusit dhe substancat e tjera përmes alfa-fetoproteinës, e cila na jep përgjigje për shumë pyetje që kemi. Procesi i amniosentozës nënkupton marrjen e një sasie të vogël të këtij lëngutr dhe kryerja e analizave të ndryshme.

    Zakonisht ky lëng nxirret përmes barkut të shtatzënës me ndihmën e gjilpërave të mëdha, nga mitra e nënës. Pastaj lëngu dërgohet në laborator për analiza.

     Përse bëhet amnioceneteza?

    Në të shumtën e rasteve amniocenteza bëhet për të zbuluar që në stadet e hershme ndonjë sëmundje gjenetike, si sindromi i daunit apo kromozomet jo normale.

    Pasi ky proces ka rreziqe minimale për shëndetin e nënës dhe të fëmijës, kryesisht u rekomandohet shtatzënave që bartin rrezikun e paraqitjes së ndonjë sëmundjeje gjenetike, sic janë:

    • Shtatzëna me rezultate të këqia në ultrazë
    • Shtatzëna që kanë në familje ndonjë të metë të lindur
    • Shtatzëna që tanimë kanë një fëmijë me të meta të lindura
    • Shtatzëna qëk anë mbi 35 vjec

    Amniocenteza nuk mund t’i zbulojë të gjitha të metat e lindura, por ato që i zbulon janë:

    • Sindromi i Daunit
    • Anemia
    • Distrofi muskulore
    • Tai-Sach etj.

    Nëse shkoni në amnicentezë, mund të pyesni edhe për gjininë e foshnjës, pasi kjo është mënyra më e saktë e të vërejturit.

    Nëse mjaku që e udhëheq shtatzëninë tuaj ju rekomandon të bëni një amniocentezë, kjo duhet të kryhet prej 15 deri në 18 javët e para të shtatzënisë, ndërsa saktësia e kësaj analize është 99,4 për qind.

     Rreziqet

    Ajo që i intereson secilës shtatzënë që mendon ta bëjë aminocentezë është sëe cfarë rreziqe mund të bartë ajo. Ekziston një për qind mundësiqë kjo analizë të shkaktojë abort, ta lëndojë nënën apo fëmijën, ose që të shkaktojë ndonjë infeksion. Nëse ua rekomandon mjeku, ju do të vendosni vetë nëse do ta kryeni apo jo këtë test, por sigurisht pasi të keni biseduar mirë me të lidhur me mundësitë e pasojave dhe me procedurën e kryerjes së aminocentezës.

    Pas kryerjes së këtij testi është mirë të pushoni atë ditë, të qetësoheni dhe të mos punoni asnjë punë fizike, të mos ngrisni asgjë më të rëndë se 10 kilogramë, madje edhe nëse janë në pyetje fëmijët tuaj. Pas një dite mund t’u riktheheni aktiviteteve të zakonshme.

    Nëse pas këtij intervenimi, hetoni gjakosje apo gërçe abdomenale, detyrimisht paraqituni te gjinekologu juaj.

    Aplikimi i amniocentezës (ilustrim):

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...