Aknet në shpinë: Çfarë i shkakton dhe cilat janë këshillat që duhet të keni parasysh!

spot_imgspot_img

Dermatologët i quajnë “bacne”, një bashkim i “back” (shpinës) dhe akneve.

Në mënyrë të ngjashme me aknet dhe njollat në fytyrë, puçrrat në trup shkaktohen nga prodhimi i tepërt i sebumit, ndërtimi i qelizave të vdekura të lëkurës dhe bakteret.

Lëkura në shpinë është jashtëzakonisht e trashë, kështu që potenciali për pore të bllokuara është shumë i lartë.

Akumulimi i vajit dhe qelizave të vdekura të lëkurës krijon një mjedis ideal për shfaqjen e akneve.

Përveç kësaj, ekzistojnë faktorë të stilit të jetës që mund të kontribuojnë në acarime të tilla, si hormone dhe djersitja e tepërt.

Më poshtë, gjeni disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni, për të ndihmuar në frenimin e problemit:

  1. Lani lëkurën tuaj në dush çdo ditë, duke përdorur një sfungjer ose leckë, për një pastrim më të plotë.
  2. Kërkoni për larës trupi ose krem hidratues trupi që përmban acid salicilik, glikolik ose laktik dhe përdorni një scrub (eksfolim për trupin), 2-3 herë në javë, për të parandaluar bllokimin e poreve nga qelizat e vdekura.
  3. Lajini reçipetat më shpesh dhe nëse keni lëkurë shumë delikate, lajini ato pas çdo here që i vishni.
  4. Mos i ngacmoni dhe mos i shtrydhni asnjëherë aknet! Kjo rrit inflamacionin dhe mund ta bëjë lëkurën më të prirur ndaj acarimeve.
  5. Ndërroni më shpesh çarçafët, këllëfët e jasëkëve dhe peshqirët tuaj rregullisht pasi ato mund të mbledhin vaj, qeliza të vdekura të lëkurës, baktere dhe mbetje nga flokët, lëkura dhe produktet e trupit.
  6. Nëse i keni provuar të gjitha këto dhe ende keni akne të theksuara në zonën e shpinës, mund të konsultoheni me një dermatolog, për t’u njohur më mirë me problemet dhe trajtimin përkatës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.