4.4 C
Priština
More

    A ndikon në diçka marrja e pilulave për kontroll të lindjes çdo ditë në të njejtën kohë?

    spot_imgspot_img

     

    Çdokush që merr pilula është i njohur për këtë: marrja e tyre në të njejtën kohë çdo ditë- ose gjatë rrezikut të shtatzënisë. Keni nevojë për një rikujtim shtesë? Vendosni një alarm. Vetëm jini të sigurtë.

    Por pse marrja e pilulave në të njejtën kohë është e efektshme? Dhe, çfarë në të vërtetë nënkupton “në të njejtën kohë?” – koha e njejtë në minuta? Orë? Apo koha e përgjithshme e ditës?

    Në mesin e milionave grave amerikane që marrin pilula, shumica e tyre gjithashtu janë konfuzë se si saktësisht funksionon kjo. Kur merret në mënyrë “perfekte”, pilula është më shumë se 99% efikas në parandalimin e shtatzënive; ndërsa nëse merret në mënyrë “tipike”, është vetëm 91% efektiv. Çfarë në të vërtetë nënkupton fjala “tipike”?

    Në kërkim të përgjigjeve, ne biseduam me mjekët se pse dhe sa luan rol koha e marrjes së tyre. Sigurisht, ju duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni pyetje në lidhje me shëndetin tuaj personal. Po, ja çfarë mësuam:

    Së pari, një rikujtim i vogël se si funksionon pilula

    Pilula vjen në dy forma: pilula që përmbajnë vetëm progestin, i njohur gjithashtu si “minipill” dhe pilula të kombinuar, të përbërë nga progestini dhe estrogjeni. Shumica e femrave që marrin kontraceptiv oral, zgjedhin këtë të fundit.

    Pse këto dy hormone? Kur nuk merrni pilula, cikli juaj i fertilitetit përcaktohet nga ngritjet-rëniet e progesteronit dhe estrogjenit gjatë gjithë muajit (zakonisht në një cikël prej 28 deri në 32 ditë). Kur estrogjeni arrin majat e nivelit, trupi juaj fillon të prodhojë një vezë – gjithashtu e njohur si ovulacion. Në një cikël normal 28 ditor, ovulacioni ndodh në ditën e 14-të.

    Kur ju merrni estrogjen sintetik, atëherë arritja ovulative asnjëherë nuk ndodh, në këtë mënyrë nuk arrin asnjë vezë që të prodhohet. Pa vezë, spermatozoidët nuk kanë asgjë për të fekonduar.

    Ka edhe më shumë: hormonet sintetike gjithashtu trashin mukusin cervical për të ndaluar spermën që të arrijë vezën.

    A ka rëndësi se në çfarë kohe e merrni pilulën?

    Jo me të vërtetë, nëqoftëse merrni pilulë të kombinuar – por megjithatë duhet ta merrni çdo ditë.

    Meqenëse pilula mbështetet në nivelin e hormoneve, është e rëndësishme që ti mbani ato nivele sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë konstante, që do të thotë ti konsumoni rregullisht. Megjithatë, nëse jeni si shumica e femrave dhe e merrni pilulën në ora 9 të mëngjesit dhe 8 pasdite në ditën tjetër, jeni në të vërtetë në rregull, nëse merrni pilula të kombinuara.

    “Me pilulat e kombinuara të kontrollit të lindjes, marrja e tyre në kohë të saktë nuk është edhe aq e rëndësishme”, thotë Alice Hill, një gjinekologe private në Los Angeles. “Ne u themi njerëzve që ti marrin pilulat në të njejtën kohë vetëm që të krijojnë shprehinë e marrjes së tyre çdo ditë. Por, ata janë ende të mbrojtur për sa kohë që vazhdojnë ta marrin çdo ditë”.

    Pra, marrja e pilulave çdo ditë mban nivelet e hormoneve shumë lartë në mënyrë të mjaftueshme sa për të parandaluar shtatzëninë. Por, nëse harroni të merrni një pilulë për më shumë se 24 orë (që nënkupton të humbni një ditë të tërë), mjekët rekomandojnë që ta merrni pilulën sa më shpejt që ju kujtohet, edhe nëse kjo nënkupton të merrni dy pilula për një ditë – që të rritni nivelin tuaj të hormoneve.

    Ja çfarë në përgjithësi ndodh kur ju harroni të merrni një pilulë të kombinuar:

    Nëse merrni vetëm pilula progestin, megjithatë koha është çdo gjë dhe vlen shumë. Nëse ju harroni një pilulë progestin për më pak se 4 orë, kjo mund të rrisë rrezikun e shtatzënisë, thotë Hill. Ndodh për shkak se progestini vepron ndryshe nga pilula e kombinuar: ajo trash mukusin cervical dhe ndryshon linjën uterine, por këto nuk parandalojnë ovulacionin ashtu siç bëjnë pilulat e kombinuar – me fjalë tjera, një vezë ende mund të lirohet.

    Çfarë saktësisht nënkupton përdorim “perfekt” kundrejt atij “tipik”?

    Përkufizimet mbeten të paqarta, por këtu është esenca: “Përdorimi perfekt” nënkupton marrjen e pilulës “sipas udhëzimeve”, ndërsa “Përdorimi tipik” nënkupton harresën e marrjes së ndonjë pilule apo shumicën e tyre. Ose siç Hill thotë: “përdorimi perfekt” nënkupton marrjen e pilulave çdo ditë rregullisht, por jo detyrimisht në të njejtën kohë; ndërsa “përdorimi tipik” pranon faktin se njerëzit harrojnë.

    Siç e theksuam, pilula që është nën përdorimin “perfekt” është 99% efektive, ndërsa pilula nën përdorimin “tipik” është 91% efektive.

    Por, si funksionon java e marrjes së pilulave placebo? Si funksionon kjo gjë?

    Me shumë cikle të pilulave të kombinuar, ekziston një javë nga 28 ditët, kur pilulat placebo mirren në vend të hormoneve. Por, ju jeni ende të mbrojtur nga shtatzënia gjatë kësaj jave, për aq kohë sa keni marrë ato 21 pilula të mëparshme.

    “Duhet rreth 7 ditë të lira pa hormone që një vezë të fillojë të fekondohet”, shpjegon Hill. Kjo është edhe arsyeja pse paketat e pilulave kanë 7 ose më pak ditë me pilula me sheqer. Ju nuk mund të ngelni shtatzënë në ato ditë.

    Megjithatë, Hill thotë se mënjëherë pas pilulave placebo është koha kur femrat janë në rrezik më të lartë të mbeten shtatzënë. “Pesë pilulat e para të paketimit janë më të rëndësishme. Nëse dikush zgjedh paketën e tyre me vonesë në farmaci, ata kanë mundësi më të lartë për të ngelur shtatzënë”, shpjegon ajo.

    Por, çfarë në lidhje me antibiotikët – a mund të prishin gjithçka?

    Jo me të vërtetë. “Antibiotikët metabolizohen nga mëlçia dhe mund të përshpejtojnë metabolizmin e pilulave kontraceptive, duke i bërë ato më pak efektive”. Kjo është thjeshtë teorike. “Unë kurrë nuk kam takuar dikë të ngelë shtatzënë për shkak të marrjes së antibiotikëve. Këto pilula këto ditë janë po aq efektive saqë nuk paraqet me të vërtetë një çështje”.

    Si është e mundur që një grua të ngelë shtatzënë derisa është duke marrë pilulat korrekte?

    Edhe gjatë marrjes së pilulës në mënyrë strikte apo të rreptë, prap se prap nuk është ende 100% efikase. Afërsisht një në 100 femra që e marrin pilulën në mënyrë të perfekte mbesin shtatzënë për rreth një viti. Por, pse?

    Rezulton se, mjekët me të vërtetë nuk e dinë. Duket sikur ngushëllim i ftohtë. Fajtorët mund të jenë metabolizmi (disa gra metabolizojnë hormone më shpejtë), pesha, ndonjë sëmundje e kohëve të fundit (të vjella ose diarre nënkuptojnë se trupi juaj nuk bën thithjen e duhur të hormoneve)./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...