A ka mundësi që menstruacionet e çrregullta të shkaktojnë cistë në vezorë?

spot_imgspot_img

Secila femër, së paku një herë gjatë jetës, është ballafaquar me menstruacione të çrregullta. Pse vjen deri tek ky fenomen?

Mjekët sqarojnë shkaku i vonesës së menstruacioneve fshihet në mungesën e ovulacionit në ciklin menstrual, gjë që mund t’i ndodhë çdo femre kohë pas kohe. Shfaqja e cistës në vezorë është pasojë e kësaj ndodhie.

Ovulacioni në fakt është spërkatje e folikulës, rrespektivisht cistës me dimenzione rreth 22mm (sa është ajo në atë moment) brenda së cilës është pjekur vezori. Në qoftë se kjo nuk ndodh me kohë, ai folikul nuk spërkatet por shndërrohet në të ashtuquajturën cistë folikulare, e cila zakonisht rritet edhe pak dhe arrin dimenzionin 3-5cm. Nëse brenda cistës folikulare shfaqet edhe gjakderdhje, gjë që ndodh shumë shpesh, atëherë përmbajtja e cistës në kontrollin me ultrazë duket si “marimangë”. Nëse cista rritet shpejtë, mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e vezorëve, edhepse vezori është i rrethuar me fishek të fortë mbrojtës, të cilën rritja e shpejtë e cistës e rëndon dhe kjo gjë shkakton dhimbje.

Nëse edhe juve ju mundojnë problemet që kanë të bëjnë me çrregullimet menstruale ose cistën, ju këshillojmë që të drejtoheni tek gjinekologu. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla praktike për kuzhinën e vogël

Kuzhina e vogël bëhet e lehtë kur hapësira, siguria dhe rutina punojnë së bashku. Zbulo zgjidhje të thjeshta për rend, ruajtje dhe parandalim të rreziqeve në shtëpi.

Nëna juaj: rutina e foshnjës

Udhëzues praktik për një rutinë të qetë me foshnjën: si ta lidhësh ushqimin, lojën dhe gjumin në cikle të thjeshta dhe të qëndrueshme gjatë ditës.

5 baza gatimesh për javën në 90 minuta

Plan 90‑minutësh me 5 baza të thjeshta që shndërrohen në vakte të shijshme gjatë gjithë javës, me këshilla ruajtjeje dhe higjiene familjare.

Kafshë‑shtëpiake: Siguria ndaj pastruesve

Udhëzues praktik për të mbrojtur qentë e macet nga pastruesit: ruajtje e sigurt, përdorim i mençur dhe hapat e parë në rast ekspozimi.