4.4 C
Priština
More

    A janë më të mira pecetat apo tamponët?

    spot_imgspot_img

    Kur femrat janë në ciklin menstrual, përballen me dilemën – peceta apo tamponë. Mësoni të gjitha përparësitë dhe mangësitë e tyre

    Mbi tamponët dihet më pak dhe për to ekzistojnë edhe disa paragjykime. Tamponët përdoren ashtuqë futen në vaginë. Prodhohen në madhësi të ndryshme, e ato më të voglat, të ashtuquajtura „mini“, mund t’i përdorin edhe femrat të cilat nuk kanë patur marëdhënie seksuale. Në secilin paketim të tamponëve gjenden udhëzime të detajuara për përdorim, me ilustrime të cilat ju tregojnë gjithë procesin, si dhe mbi paralajmërimin mbi sindromin e shokut toksik, shumë i rrallë, por potencialisht me përfundim vdekjeprurës nga përdorimi i tamponit. Në disa paketime, tamponi vie së bashku me aplikatorin i cili lehtëson vendosjen e tamponit, mirëpo ai nuk ju është i nevojshëm sepse poqëse e vendosni njëherë, do të fitoni shprehine. Mbi pecetat veçmë dihet gjithçka, duke filluar nga ajo se si përdoren e deri tek besimi që janë më të sigurta se tamponat. Sot në treg gjenden peceta të llojllojshme të cilat mund të bëjnë që femrave ato ditë t’u duken të këndshme dhe të përballueshme.

    Përdorimi

    Pecetat

    • Rregullisht ndërroni ato (në çdo 3-4 orë)
    • Pecetat ruani në vende të pastërta dhe të thata në mbështjellës të mbrojtur dhe bëni kujdes që paketimi të mos jetë i dëmtuar.
    • Kontrolloni datën e skadimit të përdorimit të tyre

    Temponat

    • Vendoseni tamponin me kujdes, assesi mos e shtyni fortë dhe shpejtë në vaginë, sepse mund ta dëmtoni mukozën
    • Nëse ju pejgon ose ndieni çfarëdo jorehatie, menjëherë nxirrini.
    • Ndërrojini shumë shpesh (çdo 2-3 orë)
    • Mos i mbani gjatë natës

    Përparësitë e pecetave dhe tamponëve

    Pecetat

    • Mund të përdoren përherë
    • Janë të sigurta tek gjakderdhjet e mëdha sepse kanë më shumë aftësi thithëse. Femrat të cilat lëngojnë nga dermatitisi kontaktues ose kallje dhe pengesa gjinekologjike mund të përdorin peceta hipoalergjike.

    Tamponat

    • Ju mundësojnë që të veshni rroba të ngushta, që të merreni lirshëm me sport, duke përfshirë edhe notin.
    • Nuk lejojnë erëra të pakëndshme të cilat munden që të paraqiten tek disa peceta, posaçërisht në ditë e nxehta të verës. Në rast të kalljes së buzëve të mëdha dhe të vogla mbrojtëse, gjinekologët preferojnë tamponat, sepse në atë mënyrë menjanohet që gjaku të vie në kontakt me vendet e irituara. Mirëpo, në rast të infeksioneve vaginale duhet që t’u shmangeni.

    Mangësitë

    Pecetat

    • Pecetat pjesërisht ndërprejnë frymëmarrjen e lëkurës, prandaj nëse përdoren pandërprerë, mund që të iritojnë lëkurën apo të forcojnë vaginitisin në rast se ai është prezent.

    Tamponat

    • Tamponat nuk do të duhej të jenë në trup më gjatë se tetë orë sepse mund të shkaktojnë TSS (Toxic Shock Syndrom). Sindromi i shokut toksik është paraqitje e rrallë të cilën e shkakton tamponi. Shenjat janë: mundim, fyt i thatë ose befasisht temperaturë e lartë gjatë kohës së mbajtjes së tamponave. Në atë rast është e domosdoshme që menjëherë të paraqiteni tek mjeku. Mbajtja shumë e gjatë e gjakut në vaginë mund të shkaktojë kallje dhe infeksione këpurdhore. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...