16.7 C
Priština
More

    10 arsye pse kolla juaj nuk po qetësohet!

    spot_imgspot_img

    Edhe pse kolla zakonisht nuk është një simptomë serioze, mund të ndikojë në jetën tuaj të përditshme. Mund të jetë e sikletshme në publik, ju jep lodhje, dhimbje të muskujve, por jo rrallë edhe pagjumësi.

    Dr. Enkelejda A‹ani (temë e marrë nga revista „Vital“ – botim periodik i Spitalit Amerikan)

    Irritimi i rrugëve të frymëmarrjes pas një të ftohure apo gripi

    Zakonisht simptomat nga një e ftohur apo grip kalojnë brenda disa ditëve. Por, mund të ndodhë që kolla juaj të mos qetësohet, madje mund të vazhdojë për javë apo muaj. Në shumicën e rasteve, ajri shumë i thatë apo shumë i lagësht mund të shtojë më tepër kollën tuaj. Kjo ndodh si pasojë e ndryshimeve që shkakton virusi apo ndryshimi i temperaturave në rrugët e frymëmarrjes, mukozat bëhen të ndjeshme dhe duan kohë të kthehen në gjendjen e mëparshme.

    Duhani

    Pirja e duhanit vonon shërimin pasi ai vetë është një faktor dëmtues i mukozës bronkiale. Duhani dëmton mekanizmat mbrojtës të rrugëve të frymëmarrjes duke rritur inflamacionin.Përdorimi i medikamenteve që frenojnë kollënMund të duket e çuditshme, por në rastet kur kolla është me sekrecione nuk rekomandohet që të përdoren medikamente apo përgatitje që frenojnë kollën. Kolla është një refleks mbrojtës që mbron rrugët e frymëmarrjes duke nxjerrë jashtë sekrecionet apo trupat e huaj. Duke frenuar kollën, sekrecionet mbeten në rrugët e frymëmarrjes dhe ndihmojnë në mbivendosjen e një infeksioni bakterial. Po ashtu, mosmarrja në sasi të mjaftueshme e lëngjeve mund të ndikojë në zgjatjen e kollës. Uji, lëngu i frutave ndihmojnë në hidratimin e organizmit dhe në nxjerrjen e sekrecioneve me kollë, duke ulur kështu edhe inflamacionin. Alkooli dhe pijet me përmbajtje kafeine nuk rekomandohen, pasi thajnë mukozat dhe shtojnë refleksin e kollës.

    Rinitet alergjike (rrjedhje e hundëve) dhe astma

    Janë shkaktarë të zakonshëm të kollës. Një infeksion viral mund të shkaktojë një atak astme. Disa njerëz mësojnë që janë me astmë, pasi kanë kaluar një të ftohtë. Në këto raste, pacienti krahas kollës mund të ketë vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllima në gjoks.

    Sëmundje të mushkërisë

    Pneumonitë dhe më rrallë, tumoret, emfizema etj, janë sëmundje specifike, të cilat diagnostikohen nëpërmjet ekzaminimeve të rekomanduara nga mjeku.

    Sinoziti

    Rrjedhja e sekrecioneve nga sinuset në gojë mund të nxisë refleksin e kollës. Në shumicën e rasteve rekomandohet shpërlarje e shpeshtë e hundëve me ujë fiziologjik, pasi ndihmon në uljen e edemës së mukozës së hundës dhe pakësimin e sekrecioneve, si dhe përmirësimin e kollës.

    Refluksi i acidit

    Përmbajtjes së stomakut që mund të shfaqet me gromësira, djegie gjoksi, kollë kronike e tejzgjatur. Në të tilla raste rekomandimet janë të evitoni substancat që shtojnë refluksin si: yndyrnat, çokollatën, pijet me gaz, verën e kuqe, pijet me aciditet të lartë, alkoolin. Duhet të mos shtriheni 2-3 orë pas ngrënies. Mundohuni të flini me kokën pak më lart (2-3 jastëkë). Nëse jeni mbipeshë, mundohuni të bini në peshë si dhe të ndërprisni duhanin.

    Medikamente antihipertensive

    Një grup i caktuar i medikamenteve që përdoren për trajtimin e hipertensionit mund të shkaktojnë kollë të zgjatur. Disa prej tyre janë: ramipril, captopril, benazepril, lisinopril, enalapril. Në të tilla raste mjeku kardiolog mund t’jua ndryshojë mjekimin dhe t’ju rekomandojë medikament tjetër.

    Sëmundje të zemrës

    Insuficienca kardiake apo aritmitë mund të jenë shkaktarë të mos qetësimit të kollës suaj. Kolla nga insuficienca kardiake mund të jetë e thatë ose me sekrecione shkumoze me ngjyrë rozë. Në stade më të avancuara, pacienti përveç kollës referon edhe për vështirësi të theksuar në frymëmarrje, sidomos në pozicionin shtrirë, fishkëllima në gjoks apo enjtje të këmbëve.

    Stresi

    Stresi, nervozizmi apo gjendja psikologjike, mund të shkaktojnë ose zgjasin kollën. Kolla psikogjenike ka karakteristikën që të qetësohet gjatë periudhës së gjumit. Nëse kolla juaj zgjat më shumë se 3 javë, duhet të konsultoheni me mjekun pasi mund të jetë e nevojshme të bëhen ekzaminime të mëtejshme apo të merret trajtim specifik. Kolla është më e lehtë të trajtohet kur gjendet shkaku.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...