6.3 C
Priština
More

    A gërhisni zëshëm? Ju kanoset artriti reumatik (rheumatoid arthritis)!

    spot_imgspot_img

    Është shtuar konsiderueshëm rreziku nga sëmundjet autoimune.  A gërrhisni zëshëm? Duhet ta dini se përpos që ngjallni tërbimin e partnerit tuaj në krevat, për veten tuaj tërhiqni rrezik edhe më të madh nga artriti reumatik (rheumatoid arthitris).

    Kështu së paku pohojnë hulumtuesit tajvanez, të cilët deri tek ky konkluzion kanë arritur pasi kanë krahasuar të dhënat e mbi 1400 personave, të cilët kanë lënguar nga apnea në gjumë (ang. sleep apnea), me të dhënat e 7000 personave të shëndoshë.

    I kanë ndjekur përgjatë pesë viteve dhe kanë ardhur në përfundim se si gërrhatësit e zëshëm bile deri në 91 përqind kanë gjasa të sëmurën nga artriti reumatik, ankylosing spondylitis ose nga lupusi sistematik.

    “Studimi jonë është i pari i cili studion lidhjen në mes apneas në gjumë dhe zhvillimit të sëmundjeve autoimune. Vlerësojmë se kjo ka kaluar pa u vërejtur në mjediset klinike, sepse këto raste janë relativisht të rralla dhe ndoshta nuk paraqiten. Lidhja potenciale në mes këtyre dy gjendjeve nuk guxon të kalojë pa u vërejtur. Nga sëmundjet të cilat i kemi studiuar, pacientët me apnea në gjumë kanë pasur më shumë rrezik nga zhvillimi i artritit reumatik”, sqarojnë udhëheqësit e studimit që është botuar në revistën Sleep Medicine.

    Si të spjegohet kjo lidhje? Apnea kronike në gjumë mund të sjellë deri tek ndezja e enëve të gjakut në të gjithë trupin, gjë që mund të ndikojnë si katalizator për zhvillimin e artritit.

    Çfarë është apnea në gjumë?

    Gjatë kohë së gjumit, muskujt trakeal lirohen. Për shumicën e personave kjo nuk paraqet problem, por kur bëhet fjalë për ata të cilët lëngojnë nga apnea, mund të ndodhë kolaps total i këtyre muskujve dhe kështu të ndërptitet frymëmarrja. Kur truri ta kuptojë se frymëmarrja është ndërprerë, dërgon sinjal deri tek muskujt trakeal të cilët përsëri fillojnë të funksionojnë. Kjo i hap rrugët e frymëmarrjes, por poashtu shkakton zgjim të përnjëhershëm të personit në gjumë. Tek personi që vuan nga sëmundja e apneas në gjumë, ky mund të jetë skenar që përsëritet çdo dhjetë minuta.

    Efekti kulminant i zgjimit të parreshtur sjell deri tek lodhja, për ç’arsye të sëmurët veçanarisht kanë të ngjarë të përsojnë aksidente. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...