A është e sigurtë lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë?

spot_imgspot_img

Sipas Organizatës së Specialistëve të Informacionit Teratologjik (OTIS) i cili mbledh dhe ofron informacione mbi rreziqet potenciale riprodhuese:

  • Studimet në kafshët me barrë, gjatë ekspozimit ndaj ngjyrës së flokëve nuk tregojnë shenjë alarmuese.
  • Nuk ka raportime se ngkyrosja e flokëve shkakton ndryshime në shtatzëninë tek gratë, pavarsisht faktit se shumica e femrave i ngjyrosin ato gjatë periudhës së shtatzënisë.
  • Shumë pak kemikale të ngjyrës së flokëve në të vërtetë absorbohen në sistemin tuaj.

Megjithatë, ngjyrat e flokëve janë substanca kimike (madje, edhe disa lloje ngjyrash natyrore përmbajnë kemikate sintetike). Hulumtuesit vazhdojnë të hetojnë nëse ndonjë prej këtyre substancave mund të jetë e dëmshme për zhvillimin e një foshnjeje.

Nëse vendosni të ngjyrosni flokët, përderisa jeni shtatzënë, ja disa prej masave paraprake që duhet t’i merrni:

  • Prisni që të ngjyrosni flokët deri në tremujorin e dytë, pas fazave kritike të zhvillimit të plotë të organeve të foshnjes.
  • Në vend që të aplikoni lyerjen e plotë të flokëve me ngjyrë, merrni në konsideratë procese më të lehta si gjysmë lyerje vetëm tek majat, apo ndonjë hijëzim në mënyë që kimikatet të kenë më pak kontakt me kokën tuaj. (çfarëdo agjenti për ngjyrosje të flokëve absorbohet në sistemin tuaj përmes lëkurës e jo përmes lyerjes sipërfaqësore).
  • Nëse vendosni të ngjyrosni flokët, vendosni dorëza dhe lyeni në një hapësirë që është e ajrosur mirë, që të minimizoni ekspozimin tuaj ndaj kimikateve gjatë procesit të ngjyrosjes.
  • Mos e leni ngjyrën të ju qëndrojë më shumë kohë se sa është e nevojshme, dhe sigurohuni që ta lani mirë kokën tërësisht pas përfundimit të procesit të lyerjes./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla shëndeti për përditshmërinë

Hapa të thjeshtë për hidratim, ushqim të balancuar, lëvizje të lehtë dhe menaxhim stresi – të integruara natyrshëm në ditën tënde.

Thonjtë: kujdes pa irritim me SPF

Mbro kutikulat dhe thonjtë me SPF pa irritim dhe ndiqe një rutinë të thjeshtë para/pas diellit – sidomos kur kalon ditë në pishinë.

Receta shpejt për familjen kosovare

Tre receta 15–30 minutëshe, plan javor i thjeshtë dhe rregulla praktike sigurie nga Kosovarja për darka familjare me shije dhe pa stres.

Dashuri e sigurt: këshilla intime Kosovarja

Konsenti, kufijtë dhe komunikimi i qetë: hapa praktikë për intimitet të sigurt dhe të kënaqshëm, me qasje të ngrohtë nga Kosovarja.