A është cikli juaj i ndryshëm kur është moti i ftohtë?

spot_imgspot_img

Edhe pse shumë prej tyre i kanë periodat çdo 28 ditë, ato mund të ndryshojnë. Prandaj, këto simptoma mund të jenë të ndryshme.

Ndërsa disa gra do të kenë një cikël më të shkurtër dhe më të lehtë, ka edhe nga ato që vuajnë nga menstruacionet e rënda, ndryshimet e humorit dhe mund të përjetojnë ngërçe dhe lodhje.

Sipas gjinekologëve, muajt e ftohtë të dimrit ndikojnë shumë në menstruacionet tuaja, duke theksuar se ka gjëra që mund të bëni për të kontrolluar ciklin gjatë stinës së dimrit.

Menaxhoni dhimbjen tuaj

Arsyeja që ju luftoni më shumë me menstruacionet në mot të ftohtë është se receptorët tuaj të dhimbjes mund të jenë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Kjo, së bashku me qarkullimin e reduktuar në temperatura më të ulëta, mund t’ju bëjë të ndjeni dhimbje më intensive gjatë menstruacioneve.

Mënyrat më të mira për ta përballuar atë janë më të thjeshtat: mbështilluni ngrohtë, vazhdoni të lëvizni, menaxhoni dhimbjen tuaj me qetësues kundër dhimbjeve ose një shishe me ujë të ngrohtë.

Bëhu aktive

Kur vijnë menstruacionet, gjëja e fundit për të cilën gratë mendojnë është aktiviteti fizik. Muajt e dimrit gjithashtu nënkuptojnë që ne kemi më shumë gjasa të kalojmë kohë brenda, duke shmangur palestrën, vrapimin në natyrë dhe ushtrimet. Megjithatë, mjekja tregon se lëvizja është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë ciklit menstrual.

Ecja e shpejtë, ushtrimet e lehta, joga apo ndonjë gjë tjetër, kanë një efekt pozitiv tek ju gjatë ciklit menstrual.

Gjeni ekuilibrin

Gjatë periudhës menstruale, ruajtja e ekuilibrit mund të duket mjaft e vështirë dhe shumë njerëz mund të kenë ende vështirësi për t’u kthyer në formë.

Hidratimi është kyç, ndaj vazhdoni të pini ujë. Përpiquni të mbani një dietë të duhur. Kur jeni të vetëdijshëm se kujdeseni për shëndetin tuaj, dhimbja lehtësohet.

Merrni suplemente

Ekziston një mundësi e madhe që të keni mungesë të vitaminës D, të cilën trupi e prodhon kur ekspozohet në rrezet e diellit. Mungesa e diellit mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tonë.

“Dielli ndihmon trupin tonë të prodhojë vitaminë D dhe dopaminë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e humorit, përqendrimit dhe motivimit. Për të ndihmuar me çdo ndryshim të humorit që mund të përjetoni gjatë menstruacioneve, rekomandohet që të merrni suplemente të vitaminës D gjatë muajve të dimrit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.