15.9 C
Priština
More

    A e keni idenë për të gjitha gjërat që i bën i dashuri juaj me të cilin bashkëjetoni?- Ju shpalosim disa sekrete

    spot_imgspot_img

    Jam duke jetuar me të dashurën time për disa kohë tani dhe miqtë shpesh më pyesin se si është jeta e përbashkët. Është e bukur, është mirë për të ardhur në shtëpi tek ajo. Jam i kënaqur që nuk ka nevojë të shkojmë tek njëri tjetri pasiqë kemi vend të përbashkët. Vetëmse, nuk mundem të bëj disa gjëra që më herët i kam pasur të zakonshme, dhe ja ku jam duke ju treguar.

    Masturbojmë, edhe atë shumë

    Nëse mendoni se ai nuk do të masturbojë pasiqë keni seks rregullisht, gaboheni. Dushi i gjatë dhe abnormal d.t.th se ai masturbon; përplasja e derës së dhomës së gjumit kur ju ktheheni në shtëpi- masturbon; letrat e tualetit ju harxhohen shpejtë- masturbon.

    100% e meshkujve të anketuar kanë thënë se kur partneri i tyre lëshon shtëpinë, ata përdorin këtë mundësi për të masturbuar. Dhe nuk është vetëm kur mungoni, kjo ndodh edhe kur jeni në gjum, në fakt nëse jeni duke lëxuar këtë artikull në shtrat, i dashur juaj është duke masturbuar në dush. Përgjatë këtyre linjave, i dashuri juaj ende shikon pornografi.

    Ushtrojmë aktivitetet tona artistike

    Ka ca gjëra që i kemi bërë kur nuk kemi jetuar me ju, dhe nuk do ua tregojmë derisa të vdesim. Një shok i imi përdor çdo mesditë, kur gruaja e tij shkon në punë, për të inçizuar një këngë me bendin e tij të garazhës. Nuk është muzicient profesionist, madje e kupton se mund të tingëllojë qesharake, andaj edhe fshehet. Edhe ne bëjmë fytyra në pasqyrë, flasim me vetveten, këndojmë këngë të vjetra me gjithë fuqinë e mushkërive. I nxjerrim të gjitha jashtë që kur të ktheheni mund të shikojmë TV bashkë sikur të jetë e gjitha që kemi bërë gjatë tërë ditës.

    Kënaqemi me gjëra të përkohshme

    Çdo mashkull ka një depo të fshehtë nga diçka, kur ju largoheni apo jeni në gjum në dhomën tjetër, ne mund të kënaqemi me sekretet. Mund të jetë kanabis, posaqërisht nëse ju nuk e tymosni, mund të jetë shishe e shtrejtë e uiski apo puro kubane, mund të jetë pokeri online apo Nutella.

    Bëjmë gjëra që ju nevrikosin teeeeej mase

    Përfundimisht, ja ku janë gjërat për të cilat kurrë nuk do të flasim.

    – kërkojmë në Google apo Facebook ish të dashurat

    – shkruajmë me femrat tjera. Edhepse jemi vetëm miq, por e dimë se nuk ju pëlqen andaj edhe e mbajmë fshehur nga ju.

    – urinojmë në dush.

    -ulemi në karrigen tuaj të preferuar…lakuriq.

    Në emër të të gjithë meshkujve, kërkoj falje për njollat në mobilje, kërkoj falje që jemi aq të pakujdesshëm. Kërkoj falje për depot tona të fshehta, këkroj falje që nuk e kemi pastruar historinë e kërkimit në internet dhe keni zbuluar disa foto të ish të dashurave tona. Ne ju duam. Mos na largoni nga shtrati!- shprehet kështu një mashkull./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...