A e dini përse kjo foshnje është e rrethuar me shiringa

spot_imgspot_img

Pas kësaj fotoje të foshnjes së fjetur dhe të rrethuar me shiringa në formë të zemrës, qëndron një mesazh i fortë.

Sipas Institutit Sher, fotoja u është dërguar nga një pacient. Ky instititut është një rrjet i klinikave të fertilitetit i specializuar me teknologjinë e fundit.

Titulli i kësaj fotoje në Fejsbuk qëndron: “Faleminderit Sher Fertitily St.Louis dhe Dr. Dayal, të cilët na mundësuan të kemi këtë foshnje të mrekullueshme”.

Çifti në fjalë tregon se kanë vuajtur shumë duke u munduar të kenë fëmijë derisa i janë drejtuar këtij instituti i cili me anë të një terapie katër vjeçare ia ka arritur që ti bëjë me fëmijë, edhe atë binjakë.

Binjakët tani janë 13 vjeç dhe nëna e tyre thotë se çdo shiringë dhe çdo kilometër e udhëtuar drejt klinikës ia ka vlejtur.

 

Lisa Stark, drejtoresha e komunikimit në Institutin Sher ka thënë se ka qenë e pushtuar nga reagimet që kanë pasuar me foton. Ajo thotë se foton e kanë përjetuar si provokative, që pasqyron edhe gëzimin edhe dhimbjen e procesit të fertilizimit. “Femrat që nuk janë pjellore përjetojnë shumë vuajtje gjatë testimeve dhe injektimit të barërave. Unë kam marrë shiringa katër herë, ishte një proces i dhimbshëm të cilin me gjithë qejf do e kalonte secila femër që do të dëshironte fëmijë” tha një komentatore.

Deri tash kjo foto është shpërndarë më shumë se 3,400 herë në Fejsbuk dhe ka inspiruar shumë njerëz që të tregojnë rrugëtimin e tyre drejt shtatzënisë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.