Sallatë ruse apo françeze? Përgatiteni vetë…

spot_imgspot_img

A mund ta paramendoni cilndo festë dhe tavolinën e begatshme pa sallatë ruse apo françeze? Ne nuk mundemi as në ëndrrat më të çmëndura dhe për këtë po ju zbulojmë se cili është dallimi mes këtyre dy sallatave si dhe reçetën e shkëlqyer.

Sallata e cila bëhet nga më shumë lloje të perimeve, majonezë, mustardë, proshutë, vezë dhe kastraveca turshi është absolutisht klasike kur bëhet fjalë për ushqime festive. Në Serbi e quajnë ‘ruse’, në Kroaci ‘françeze’, kurse në Estoni thonë se është sallatë e thjeshtë me patate. Ku qëndron dallimi, kush ka të drejtë dhe si përgatiten të dyjat, po ju zbulon Life Press Magazin.

Dallimi i vetëm mes sallatës ruse dhe françeze është se në të parën shtohet proshutë e prerë në katrorë të imët, kurse në të dytën vetëm perime dhe vezë të përziera me sos majonezi dhe mustarde. Që të bëni sallatën më origjinale ruse duhet të përdorni mish të bardhë të pulës apo të fazanit. Të dy llojet janë një produkt i sallatës Olivier.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 3-4 krastaveca turshi të madhësisë mesatare
  • 400 g proshutë
  • 500 g karrota
  • 300 g fasule
  • 3 patate të madhësisë mesatare
  • 1 lugë mustardë
  • 250 g majonez (apo më tepër)
  • 3 vezë të ziera

Karrotat dhe patatet qëroni dhe preni në katrorë të madhësisë së njejtë. Vendosni në tenxhere, shtoni ujë të ftohtë , kripë dhe i leni të ziejnë. Kur uji vlon shtoni fasulet e ngrira dhe të gjitha së bashku zieni deri sa perimet të zbuten. Kujdes të mos ziejnë tepër.

Kur të zihen perimet i kulloni dhe i leni të ftohen në kulluese deri sa të kullojë i tërë uji i tepërt.

Deri sa të ftohen perimet, preni kastravecat, vezët dhe proshutën dhe vendosni në një enë më të madhe ku do të qëndrojë sallata, shtoni perimet plotësisht të ftohura dhe përtieni mirë. Për fund shtoni mustardë dhe majonezë dhe përzieni të gjitha që perimet të mbështillen mirë me sosin. Nëse sallata ju duket tepër e tharë shtoni edhe pak majonezë. Mbuloni me folie plastike dhe vendoseni në frigorifer.

Perimet mundë t’i zieni ve[mas, por edhe së bashku, por është e rëndësishme të grihet kur është e freskët sepse në të kundërtën nuk do të fitoni katrorë të bukur.

Disa shtëpiake në sallatën ruse shtojnë edhe një mollë të gjelbërt, një lugë uthull, lëng limoni apo madje pak ujë nga kastravecat turshi.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.