Mbani formën gjatë pushimeve verore edhe duke ngrënë!

spot_imgspot_img

“Gjithkush fokusohet në dobësim para pushimeve,” thotë Marissa Lippert, RD, pronare e kuzhinës ushqimore. “Por kjo nuk duhet të jetë “licencë” për të shkuar jashtë mase edhe kur ju të shkoni atje.” Ju jeni në pushime, kështu që të gëzojuni ushqimit dhe kënaquni duke shikuar atë djalin e bukur duke ju sjellur edhe picën e dytë. Prandaj përdorni disa nga strategjitë të shënuara më poshtë, të cilat do të ju bëjnë që ju kur të ktheheni nga pushimet të dukeni e ripërtërirë dhe jo e fryrë.

1. Prioritizoni

Mbani rutinën tuaj normale – hani një mëngjes dhe drekë të ngjashme me atë që ju do të hani në shtëpi. Ruani “dëmin” për darkë, pasi që darka edhe ashtu është më tepër argëtuese kur ju jeni në pushime.

2. Përmirësoni gabimet duke ngrënë

Nëse ju do të keni një drekë të madhe dhe të fortë, atëherë në mbrëmje ju duhet të përdorni ushqim të lehtë. Rregulli është që, pas çdo përmbushjeje të knaqshme, vakti tjetër duhet të jetë një resetim i shëndetshëm i trupit.

3. Ruaje për më vonë

Ju hani jashtë shumicën e vakteve, prandaj keni kujdes pasi që proteinat janë dy herë më të shumta, sesa kur ju hani nga një pjatë.

4. Alternativa

Gjatë pushimeve, “happy hours” zakonisht fillon nga 2 apo 3 pasdite, dhe ne plotësisht e miratojmë (pëlqejmë) këtë. Por ju nëse jeni aty për një natë të gjatë duke pirë, bëni një zevendësim të pijeve alkoolike me ato joalkoolike.

5. Kënaquni

Nëse pija juaj e preferuar, është një bombë me kalori, si “pina colada”, ju mund ta përdorni një, pastaj zëvendësoni atë me një pije të lehtë si vodka soda me linom, ose një shampanjë proseco (vetëm 85 cals!), verë të bardhë apo lëng frutash.

6. Mbushuni (ngopuni) lehtë

Shuani joshjen nga mezet e rënda, duke i plotësuar ato me pije freskuese plazhi me fruta, lajthi, ëmbëlsira dietale nga drithrat (18 Rabbits është e rekomanduar), dhe sanduiqe. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.