Ngjyra neutrale për orendi të shtëpisë

spot_imgspot_img

Disenjatorët e orendive (interierit) shpesh zgjedhin një ngjyrë neutrale për të ngjyrosur muret për shkak të fleksibilitetit të tyre për të kombinuar me mobilje dhe dekorime. Muret ngjyrë neutrale shërbejnë si një bazë mbi të cilën lehtë mund të përfshini fotografitë apo vepra të tjera arti me ngjyra të ndritshme.

Një nga ngjyrat neutrale që ju mund të përdorni për të ngjyrosur muret, është ngjyra e ashtit të elefantit (fildishtë). Kjo ngjyrë është e lidhur me pastërtinë dhe me sa duket i jep dimension më të madh hapësirës​​, dhe kombinohet shumë mirë në qoftë se dëshironi të rregulloni shtëpinë tuaj me ngjyra të ngrohta. Me këtë më së miri shkojnë ngjyrat portokalli dhe të kuqe që krijojnë një pushim të plotë për sytë.

Ngjyra bezhë kohëve të fundit është ​​bërë hit-ngjyrë për shkak se me të mund të kombinohen ngjyra të ndryshme dhe forma të ndryshme. Kjo ngjyrë bezhë kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e dekorimeve, duke filluar nga ato tradicionale deri tek ato më efekt modern dhe ofron një qetësi tek njerëzit.

Ngjyra e ciltër jeshile është ngjyrë e lehtë dhe e ftohtë. Kjo ngjyrë shkon shumë mirë në dhomen e ndjenjes dhe në banjo. Ajo sjell një frymë të butë të së kaluarës në të cilën do të kënaqen të gjithë.

Ngjyra krem e bën dhomën më të madhe dhe të ndritshme. Kjo ngjyrë mund të kombinohet me të gjitha llojet e dekorimeve dhe të gjitha stilet. Është shumë e përshtatshme për vende të vogla të cilat do të duket më të mëdha.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.