Patate në mënyrë krejtësisht të re

spot_imgspot_img

Edhe atëherë kur mendoni që nuk ekzistojnë mënyra që nuk i keni bërë apo provuar patatet, ne jemi këtu të ju bindim në të kundërtën. Ju sjellim recetën nga web faqja Our best bites,  për patate të mbushura me vezë.

Nëse iu janë shpenzuar idetë si t’i përgatitni patatet, ja nj♪ ide kualitative. Këtë lloj patateje mund ta servoni me ndonjë mish apo si paragjellë të nxehtë. Vendosni vetë…

Përbërësit e nevojshëm:

  • Patate e pjekur me lëvore, ngadalë i ftohur
  • Gjalpë e shkrirë
  • Kripë, piper
  • Djath integral (djathë cedar, gauda, ementaler)
  • Vezë
  • Mbushje sipas dëshirës (mish i terur, mish viçi, qepë të njomë, spec të prerë hollë)

Furrën nxeheni në 190oC.

Pataten shtrijeni dhe për së gjati priteni në maje të secilës patate. Me ndihmën e lugës lehtë shpartalloni pataten, duke lënë një shtresë të hollë të patates ngjtur me kore. Rujuni që mos të lëshojë fundi.

Brendinë e patates lyejeni me gjalpë të shkrirë dhe bëjeni me piper dhe kripë. Fundin e patates mbusheni me djathë integral, më pas vendosini përbërësit tjerë sipas dëshirës (qepën e re, speca të grira, mish të terur) lërjani imagjinatës.

Në fund në maje të fillit thyeni nga një vezë në secilën patate, kriposeni dhe bëjeni me piper sipas dëshirës, si dhe shtoni pak djathë.

Piqini në furrë 20 minuta, e bardha e vezës do të duhej të jetë mirë e pjekur, ndërsa e kuqja pak më e lëngshme,

Vërejtje: Patatet në lëvore piqini të mbështjellura me fletë alumini për rreth një orë në temperaturë 200C

Këshillë: Pataten që e keni shpartalluar përdoreni për pire apo për sallatë patatesh.

Foto: kuzhinashqiptare.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.