Simptomat e fshehtë të endometriozës: Si e keni ciklin menstrual?

spot_imgspot_img

Sëmundja është kronike dhe ndërlidhet me ndryshimet ciklike të hormoneve steroide…

Endometrioza është një sëmundje tipike e femrave në moshën pjellore të tyre, ndërsa simptomet kryesore janë dismenorea apo menstruacionet me shumë dhimbje si dhe dhimbjet e legenit, shkruan Lisa.rs.

Edhepse endometrioza nuk është aq e fshehtë sa mendohet të jetë, që të zbulohet në kohë dhe të zbuten pasojat e saj, duhet të bëni ekzaminime gjinekologjike më shpesh se një herë në vit.

Diagnoza bëhet duke kombinuar analizat për: anamnezën mjekësore, ekzaminimin fizik, testet laboratorike, ultratingujt, laparaskopinë, dhe sipas nevojës edhe rrezonancën magnetike, kolonoskopinë si dhe citoskopinë.

Kjo sëmundje karakterizohet me rritjen e mukozës (endometriumit) jashtë mitrës ku edhe zakonisht ajo ndodhet. Sëmundja është kronike dhe lidhet me ndryshimet ciklike të hormoneve steroide. Tek femrat në moshë riprodhuese, incidenca për endometriozë është 10-15%.

Deri sa të paraqiten simptomat e para, mesatarisht kalojnë 8-9 vite duke u ndërlidhur me shkaqet e infertilitetit. Frekuenca e endometriozës tek femrat jopjellore është shumë e lartë dhe arrin 30-40%.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë cikël menstrual me dhimbje, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje të legenit, çrregullim i ciklit menstrual, gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale si dhe infertilitet.

Kjo trajtohet në mënyrë hormonale ose kirurgjikale, në varësi të rastit a është më i lehtë apo rast i rëndë. Duke marrë parasysh se endometrioza shoqërohet shpesh me infertilitetin, për femrat që duan të lindin përdoret procedura e asistimit për riprodhim, dhe kësisoj këto femra këshillohen që të ngelen shtatzënë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Faktorët e rrezikut

Mundësia për endometriozë është më e lartë tek femrat:

  • Që kanë pasur cikël të parë menstrual para moshës 11-12 vjeçare;
  • Nuk kanë përdorur kontraceptivë oral;
  • Kanë cikël më të shkurtë se 27 ditë;
  • Gjakderdhja menstruale iu zgjat më shumë se 7 ditë;
  • Kanë shtyer procesin e lindjës së fëmijëve pas moshës 30 vjeçare./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të strukturuar produktet e flokëve dhe për të menaxhuar afatet e përdorimit, me hapa të thjeshtë kundër dëmeve nga dielli, klori dhe stilimi.

Thonjtë në verë: kujdes me SPF

Mbro lëkurën rreth thonjve gjatë verës me hapa të thjeshtë: SPF, barrierë para pishinës dhe rihidratim pas diellit. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.