11 arsye pse duhet të çmoni mikun tuaj në shenjën e Luanit

spot_imgspot_img

Nëse keni mikeshë nën shenjën e Luanit, ka gjasa veçmë të keni dëgjuar për planet e saja të ahengut për ditëlindje. Këta nejrëz janë të njohur për energjinë e tyre dhe vetëbesimin.

Ja 11 mënyra si t`i thoni faleminderit mikut tuaj Luan. Urime ditëlindja , miq Luanë!

1. Jemi besnik

Si mbretër të xhunglës, luanët vlerësojnë secilin pjesëtar të rrethit të tyre. Ne besojmë se secili futet në jetën tonë me arsye, andaj është e pamundur t`u lejojmë të tjerëve të largohen nga jeta jonë.

2. Ne jemi jeta e ahengut

Ne kombinojmë nevojën për vëmendje dhe oreksin për jetë dhe tendenca natyrale energjike, ne jemi miku juaj numër një në aheng. Ne inicojmë planifikimin, gjejmë vendet më të mira për zbavitje dhe rrimë deri në përfundim të ahengut.

3. Ne japim këshillat më të mira

Nuk është sekret se Luani është me shumë vetëbesim. Jemi kokëfortë dhe kujdesemi për miqtë shumë, jemi ekspertë për përmirësim të gabimeve dhe lavdërim për arritjet. Ne e dimë se çfarë është më e mira për të dashurit tanë.

4. Jemi optimistë

Optimizmi është njëra nga lojërat tona më të preferuara. Jemi lindur në mes të verës, kur jeta di të jetë pa brenga, e ngrohtë dhe e buzëqeshur.

Na lejoni të gjejmë të mirën në çdo situatë.

5. Ne udhëheqim në çfarëdo situate

Përderisa disa shenja janë më organizative se ne, ne jemi ekzekutues më të mirë të planit. Ne besojmë se nëse dëshironi të bëni diçka mirë, duhet ta bëni vetë.

6. Jemi motivues

Kur ne dëshirojmë diçka, nuk ka gjë që mund të na ndalojë! Ne vendosim qëllimet e tona personale, që përfshijnë përparime të mëdha në karrierë, të udhëtojmë botën, të përmirësojmë lidhjen e tj. Ambicjet dhe vendosshmëria jonë priten mirë nga rrethi jonë dhe i motivojnë ata.

7. Ne e themi troç

Ne jemi direkt, të zëshëm, me gjuhë të shpejtë dhe e dëshirojmë më të mirën për të gjithë rreth nesh. Nëse ju duhet këshillë, ne ua themi troç mendimin tonë, si dhe alternativat e veprimit!

8. Ne kemi lidhje

Çdo shoqëri ka ndonjë anëtar që ka lidhje çdokund që shkoni, dhe me siguri është Luan. Ne jemi social, hapim debate dhe fillojmë biseda, vendosim lidhje të thella gati se me çdo njeri që takojmë.

9. Dashurojmë me tërë zemrën tonë

Zemra e Luanit është e guximshme, e pasionuar dhe e pakushtëzuar. Ne jetojmë jetën deri në maksimum me një mendësi ekstremiste, duke besuar fuqishëm se duhet të japim maksimumin në çdo gjë që bëjmë.

10. Ne bëjmë që të dukeni më pak të neveritshëm

Luanët janë pa frikë, shenja më autoritative në zodiak, zakonisht është në qendër të vëmendjes.

Nëse ju duhet ndonjë mik që duhet të bëjë ndonjë telefonatë të turpshme, të njoftojë diçka në publik apo të kërkojë që grupit tuaj t`i bëhet një foto bashkarisht, agjent më të mirë se Luani nuk ka për këtë punë.

11. Ne e kemi kohën më të mirë për të festuar ditëlindjen

Të jemi të sinqertë: Nuk ka kohë më të mirë për të festuar ditëlindjen se në fund të Korrikut deri në mes të Gushtit. Të gjithë janë në pushime dhe duke jetuar skajshëm javët e fundit të verës. Jeni të mirëseardhur në ahengun tonë në të cilin me siguri që do të dëshironit të ishit Luan./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...