21.4 C
Priština
More

    14 shenjat e papritura që një martesë mund të përfundojë me divorc

    spot_imgspot_img

     

    1. Ankthi i madh i nuses para dasmës.

    Nëse zonja e ardhshme ka këmbë të ftohta, kjo rrezikon që çifti të ndahet, thuhet sipas një studimi të publikuar në revistën e Psikologjisë Familjare. Lajmi i mirë? Një dhëndërr që ka dyshime rreth propozimit të martesës, nuk ka pothuajse asnjë ndikim në të ardhmen e martesës.

    1. Çifti martohet herët – ose pas moshës 32 vjeçare.

    Sipas thënieve të urta, thuhet se çifti që martohet shumë herët nuk ka garancë për një bashkim të qëndrueshëm. “Unë shpesh shoh çifte në të dyzetat e tyre të cilët janë martuar shumë herët dhe nuk kanë përvojë me partnerë tjerë ose duan gjëra të ndryshme tani”, thotë Rachel Sussman, psikoterapiste dhe eksperte e licencuar e marrëdhënieve. Sepse, ka shumë gjasa që pas 10 ose 15 viteve , ju të bëheni një person shumë ndryshe – dhe duhet të jetë kështu.

    Por një studim i ri thotë se pas moshës 32 vjeçare, rreziku për divorc tek çiftet rritet me 5% çdo vit. Sussman thekson që të ketë pavarësi tek partnered dhe nevojë për hapësirë.

    1. Familja ka dy vajza.

    Për fat të keq, kjo rrit shanset tuaja për 43%. Madje edhe nëse keni vetëm një vajzë, kjo ndikon 5% që të keni më shumë gjasa për tu ndarë, sipas ekonomistit Kristin Mammen, nga Universiteti Kolumbian. Prindërit me dy djem, në të kundërtën, përballen me rrezik 37%. Kjo ndodh për shkak se baballarët angazhohen dhe investojnë më tepër në jetën familjare kur kanë fëmijë meshkuj, thuhet sipas Daily Beast.

    1. Divorci ndodh në familje dhe ndikohet tek fëmijët.

    Nëse prindërit tuaj janë divorcuar, ju keni të paktën 40% më shumë gjasa për të bërë të njejtën gjë. Por, nëqoftëse ata rimartohen, ju keni 91% mundësinë për tu divorcuar.

    1. Një fëmijë sfidues, sfidon edhe martesën e çiftit.

    Prindërit që merren me një fëmijë të diagnostifikuar me ADHD kanë 23% më shumë gjasa për divorc para se të mbush fëmija 8 vjet.

    Problemet e parave janë një shkaktar kyesor i konflikteve martesore. Jo vetëm që faktorëte rrezikut të divorcit lidhen me varfërinë, por lumturia martesore në mënyrë dramatike zvogëlohet nëse çiftet nuk paguajnë borxhet e tyre apo marrin borxhe të reja. Dhe, nëse njëri nga partnered është shpenzues shumë i madh, sipas një studimi thuhet se divorci ka 45% gjasa për të ndodhë.

    Mund të ndodhë problem kur vetëm njëri nga partnered punon apo ka page dukshëm më të madhe, ndërsa tjetri harxhon një sasi të tepruar të parave. Luftimi për faturat çdo muaj e shqetëson çiftin, ata duhet të jenë të barabartë dhe është me rëndësi që të vendosin buxhetin në mënyrë të drejtë, shpjegon Sussman.

    1. Dhëndrri ka qëndruar i vrenjtur në fotografitë e fëmijërisë së tij.

    Në dy studime të veçanta, psikologët vlerësojnë fëmijërinë e meshkujve dhe fotot që ata kanë bërë gjatë atyre viteve dhe japin rezultatet për shëndetine tyre aktual martesor. Meshkujt që kanë qëndruar të vrenjtur në fotot e tyre kanë 5 herë më shumë gjasa të divorcohen se sa ata që kanë qenë të buzëqeshur.

    1. Njëri nga partnerët pi duhan, kurse tjetri jo.

    Kur vetëm njëri nga partnered në një lidhje pi duhan, ata kanë 75% deri 91% më shumë gjasa për tu divorcuar se sa duhnpirësit që martohen me vet duhanpirës. Pse? Vlerat e ndryshme dhe stilet e jetesës mund të jenë problematike, thotë Sussman.

    1. Fëmija i parë i familjes ka lindur më pak se 8 muaj pas martesës.

    Pra, një martesë e papritur apo e realizuar shpejt e shpejtë nuk vshtë mënyra më e mirë për të filluar bashkimin tuaj.

    1. Çifti ka bashkjetuar para martese.

    Sigurisht që bashkjetesa është cilësuar si ulje e numrit të divorceve në përgjithësi. Por, shumë nga studimet theksojnë se të jetuarit bashkë para martese i bën çiftet që të kenë 12% më shumë gjasa apo probabilitet për tu ndarë apo është shenjë se martesa e tyre do të dështojë.

    1. Njëri nga partnerët është infermier.

    Po, profesione të caktuara kanë shkallë më të lartë të divorceve – dhe jo vetëm policët dhe personeli ushtarak. Vallëtarët dhe koreografët kanë 43% shkallën e divorcit, sipas një studimi të bërë më 2009. Banakierët ndahen nga gruaja në 38% të kohës, përderisa infermierët dhe ndihmësit e shëndetit psikiatrik përballen me 29% të rrezikut nga divorci.

    1. Gruaja fiton më shumë para se burri.

    Martesat ku grate fitojnë afërsisht të nejtjën sasi të të hollave si burrat, kanë më shumë gajsa për divorc se në rastet kur gruaja fiton më pak, thuhet sipas një studimi zvicerran gjatë anketimit të çifteve. Nëqoftëse gruaja fiton 60% më shumë të të ardhurave familajre, rreziku i divorcit është dyfish se sa tek çiftet ku gruaja nuk punon fare.

    1. Kur gruaja është më e moshuar se burri.

    Për fat të keq, femrat që janë 1 deri 3 vjet më të moshuara se burrate tyre, kanë 53% më shumë gajsa të dështojnë në martesën e tyre. Sipas revistës australiane, pabarazitë e moshës janë të lidhura me rrezik të lartë, veçanërisht nëse burri është më i ri. Studimi sugjeron se kjo mund të ndodhë për shkak të dallimeve në vlera lidhur me kontrollin e lindjes, apo tendosjet martesore që shkaktohen si rezultat i pabarazisë së pushtetit brenda çiftit.

    1. Njëri nga partnerët mendon se ka gjithmonë të drejtë.

    Mendoni se jeni më të mençur se partneri juaj? Deri tani, parashikimet më të mëdha të divorceve janë zbuluar si pasojë e qëndrimeve të çiftit. Studiuesi i famshëm John Gottman pretendon se është në gjendje që të parashikojë shanset e një çifti me saktësi për 93%, duke u bazuar në tri tipare kryesore të cilat përfshijnë të qenurit kritikë dhe mbrojtës të vazhdueshëm.

    Këto janë: zemërimi i vazhdueshëm, neveria agresive dhe bërtitja e partnerit gjatë tërë kohës, thekson Sussman. Kur partnerët e bëjnë rregullisht këtë, studimet tregojnë se ka shanse të mëdha që të divorcoheni.

    http://www.elle.com/life-love/sex-relationships/a29740/surprising-predictors-of-divorce/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...