Për një buzëqeshje të bardhë – Katër preparate natyrale për zbardhjen e dhëmbëve

spot_imgspot_img

Që të këni dhëmbë të bardhë si perlat, nuk është e domosdoshme që t’u nënshtroheni tretmaneve të shtrenjta tek stomatologu.

Para se të shkoni tek stomatologu për polirim, provoni këto preparate natyrore për zbardhjen e dhëmbëve.

Soda bikarbon

Përzieni një lugë me sodë bikarbon, pak kripë dhe disa pika uthull dhe me atë përzierje lani dhëmbët. Veprimin përsëriteni 2-3 herë në muaj, dhe assesi më shpesh.

Dredhëzat
Fërkoni dhëmbët me dredhëza të freslëta sikur kur i lani. Pastaj lani dhëmbët me pastë që të mos mbetet sheqeri dhe acidet që dëmtojnë zmaltin.

Uthull molle
Jo vetëm që ndihmon më largimin e shtresave dhe pastrimin e dhëmbëve, por edhe i vret të gjitha bakteriet e dëmshme në gojë. Në në gotë me ujë shtoni 1 lugë uthull molle dhe me të lajeni gojën, kurse dhëmbët pastroni me pastë. Veprimin mund ta përsërisni për çdo ditë.

Dafinë dhe portokall
Dhëmbët do t’ju bëhen të bardha edhe nëse i lani me një përzierje të fletëve të dafinës dhe lëvoreve të thata të portokallit. Në një enë vendosni sasi të njejtë të gjetheve të njoma të bluara të dafinës dhe lëvore thata të bluara të portokallit dhe shtoni pak ujë. Vendosini në dhëmbë dhe leni të veprojnë 3-4 minuta. Në fund, lani dhëmbët me pastë. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.